HANDIKOS, me ndih­mën e orga­ni­za­tës  amerikane Direct Con­nect USA, e udhëhe­qur nga Ste­vien Dodt, ka arrit­ur t’jua lehtë­so­jë lir­inë e lëviz­jes dy fem­rave me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Në shtëpitë e tyre, në Prisht­inë dhe Podu­jevë janë ndër­tu­ar një lift dhe një pjer­rinë, në mënyrë që të kenë qas­je më të lehtë të lëviz­jes në ambi­entin ku e kalo­jnë më së shumti kohën.

Lifti ia mundë­son njërës nga anëtaret e HAND­IKOS-it ngjit­jen në katin e dytë të shtëpisë së saj në Prisht­inë. Ndër­sa pjer­ri­na e ndër­tu­ar në Podu­jevë e bën më të lehtë dal­jen apo hyr­jen bren­da shtëpisë.

HANDIKOS do të bëjë për­p­jek­je që edhe më tut­je të ndih­mo­jë me pajis­je të tilla.

(FOTO: Para-Pas)

0 Comments

Postime të ngjashme