Grupi Avokues i Fëmi­jëve me Aftësi të Kufizuara “Hëna” është grup jo for­mal i themelu­ar nga HANDIKOS që nga viti 2017, me mision “Garan­timin e të drej­tave të fëmi­jëve me aftësi të kufizuara”.

Ëndr­ra e grupit Hëna është “Një botë ku të gjithë fëmi­jët janë të lumu­tur”,  pran­daj thirr­ja e vazh­dueshme e tyre është që të mon­i­toro­het zba­ti­mi i të drej­tave të fëmi­jëve dhe përf­shir­ja e tyre në çësht­jet e fëmi­jëve në agjendën e poli­tikave të qev­eris­jes lokale dhe nacionale.

Deri sot, Grupi ‘’Hëna’’ ka për­faqë­suar nevo­jat e fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në shumë pan­ele ven­dore dhe ndërkom­bëtare, është angazhuar sido­mos në fushën e ndërgjegjësim­it për aftës­inë e kufizuar dhe është përf­shirë në të gjitha pro­ce­set që ka fil­lu­ar HANDIKOS, e që prekin të drej­tat dhe sfi­dat e fëmi­jëve me aftësi të kufizuara.

Vëmend­je e veçan­të i është kush­tu­ar edhe vetëdi­jes­im­it dhe fuqizim­it të fëmi­jëve me aftësi të kufizuara për mbro­jt­jen dhe avokimin për real­iz­imin e të drej­tave të tyre.

Grupi Hëna funk­sionon në kuadër të pro­jek­tit “Pro­movi­mi i paran­dalim­it të dhunës ndaj fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjedis­et” , që imple­men­to­het nga HANDIKOS, në part­ner­itet me Save the Chil­dren dhe mbështetet nga SIDA Suedeze.

0 Comments

Postime të ngjashme