Për herë të parë në gjykatat e Repub­likës së Kosovës mba­het sean­ca gjyqë­sore me rastin e padisë për mbro­jt­je nga diskriminimi.

Udhëhe­qësi i zyrës së HAND­IKOS-it në Prisht­inë, z. Faruk Kukaj, në cilës­inë e qyte­tar­it të Prisht­inës sot ka mar­rë pjesë në seancën fillestare në Gjykatën Themelore të Prisht­inës, me rastin e padisë që e kishte ushtru­ar para dy vitesh ndaj komunës së Prisht­inës për diskri­m­in­im në qas­jen infrastrukturore.

Z. Faruk Kukaj pas seancës ka deklaru­ar se ai dhe per­son­at të tjerë me aftësi të kufizuara e kanë prob­lem lëviz­jen në krye­qytet dhe në insti­tu­cione, qoftë pub­like apo private.

” E kam vështirë të qarkul­loj dhe të marr shër­bime në insti­tu­cione. Pas­taj na jemi diskrim­in­uar se s’po mund te mar­rim pjesë si të tjerët. Sot ishte sean­ca për­gati­tore dhe u dëgjua pala mbro­jtëse. Unë jam opti­mist dhe do te luftoj për të drej­tat e mia”, tha ai.

 Drej­tori i HANDIKOS, z.Afrim Maliqi ka thënë se per­son­at me aftësi të kufizuara në vazhdimësi janë të diskrim­in­uar në lëvizje.

“Në bazë të ligjit per­son­at me aftësi të kufizuara janë të diskrim­in­uar në lëviz­je dhe komu­na nuk ka bërë mjaft për ta sepse ka thënë që në rrugë do të bëjë lëviz­jen e qasshme”, tha ai.

Ndër­sa Besart Elshani nga zyra e Avokatit të Pop­ul­lit Besart Elshani nga zyra e Avokatit të Pop­ul­lit, tha se ky është rasti i parë kur një qyte­tar bënë një padi të kësaj natyre.Ai tha sa sot nga gjyka­ta i është dhënë afat paditësit për për­pil­im të padisë dhe sjell­jes së fakteve.

“Ne sot në këtë seancë jemi në cilësi të mon­i­torue­sit dhe nuk do të thotë që me kaq do të për­fun­do­jmë. Por,  do të mar­rim edhe veprime tjera. Ne kemi disa raste mirëpo kemi reaguar në kup­ti­min e man­datit ligjor që kemi që është kom­pe­tencë sht­esë. Nuk është cak­tu­ar seancë e ardhshme por afat ligjor prej tre ditësh. Kjo është padia e parë që ka të bëjë me diskri­m­in­imin e per­son­ave me aftësi të kufizuara”, tha Elshani.

Jashtë ambi­en­teve të Gjykatës pati edhe per­sona të tjerë me aftësi të kufizuara të cilët me parul­la në duar kërkuan të drej­tat e tyre,

Pjesë­mar­rës në seancë, si për­faqë­sues nga komu­na e Prisht­inës ishte avokati Jeton Idrizi.

0 Comments

Postime të ngjashme