Duke prekur disa nga komunat më të mëdha, për të shtrirë diskutime thelbësore që kanë të bëjnë me fëmijët me aftësi të kufizuara, të drejtat e tyre e sfidat me të cilat përballen në përditshmëri, realizuam ciklin e dytë të takimeve me anëtarë të grupit avokues ‘’Hëna’’ , kështu bashkërisht për të identifikuar pengesat më të mëdha, diskrimimin, mungesën e qasjes e bullizimin, dhe për të parë format se si mund të ngrisim edhe më shumë zërin e të avokojmë për të drejtat që garantohen edhe me Ligj.
Jemi të lumtur që pjesë e këtyre takimeve ishin mbi 100 fëmijë nga shtatë komunat; Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Drenas e Suharekë, ndërkohë që numri i pjesëmarrësve vetëm sa po shtohet.
Takime të tilla kaq produktive po mundësohen në kuadër të projektit ‘’Shërbimet e Rehabilitimit të Bazuar në Bashkësi (RBB) për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara janë të fuqizuara dhe të qëndrueshme”, mbështetur nga Unicef Kosovo Programme, në partneritet me USAID Kosovo.