Sot, në shkol­lën “Shkëndi­ja” në komunën e Prisht­inës nisëm cik­lin e ligjëratave ndërgjegjë­suese lid­hur me paragjykimet, stereotipet dhe diskri­m­in­imin ndaj per­son­ave me aftësi të kufizuara në mjedise të shkollës.

Pjesë­mar­rës ishin 44 nxënës të cik­lit shkol­lor të mesëm të ulët, të cilët patën mundës­inë të infor­mo­hen lid­hur me aftës­inë e kufizuar dhe llo­jet e saj, të drej­tat e fëmi­jëve, bar­ri­er­at krye­sore të fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në mjedise të shkol­lës, si dhe të disku­to­jnë gjerë­sisht lid­hur me aftës­inë e kufizuar dhe për­vo­jat per­son­ale të ligjërue­sit, duke u njof­tu­ar kësh­tu prej së afër­mi me sto­rie suk­sesi të tyre.

Ky aktivitet real­i­zo­het në kuadër të pro­jek­tit “Pro­movi­mi i paran­dalim­it të dhunës ndaj fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjedis­et në Kosovë” i imple­men­tu­ar nga HANDIKOS, në part­ner­itet me Save the Chil­dren dhe  në mbështet­je të SIDA‑s suedeze.

0 Comments

Postime të ngjashme