‘’Çelësi i suk­sesit është mos me u mshel e me u demor­al­izu, por me u mundu me e tregu veten të barabartë me të gjithë’’.

Kjo është fjalia që Hajredin Kras­niqi nga fshati Shushicë e Graçan­icës e për­dor shpesh, tek­sa tre­gon për peripetitë dhe të arrit­u­rat e tij jetë­sore, përkundër aftë­sisë së kufizuar që ka.

Një njeri që kur­rë nuk u dorëzua. U ngrit për të luftu­ar për veten e tij. Kri­joi famil­je, u punë­sua dhe arri­ti të bëhet i pavarur.

‘’Jam mar­tu­ar në vitin 2015, kam dy vajza. 90 për qind të objek­ti­vave deri tash i kam arrit­ur’’, thotë Hajredini.

Që nga viti 2004 iu bashkua famil­jes së mad­he të HAND­IKOS-it. Kur­rë nuk rreshti së kërkuari punë e angazhim për veten. Në vitin 2007, përmes Min­istrisë, Punës dhe Mirëqe­nies Sociale, Hajre­di­ni është kyçur si prak­tikant në HANDIKOS, kësh­tu për të vazhuar me pro­jek­te të tjera deri në vitin 2014.

Ai përg­jatë kësaj kohe është angazhuar si asis­tent admin­is­tra­tiv dhe në arkivë. Përmes pro­jek­teve të ndryshme, ka kalu­ar edhe në logjis­tikë, punë­tori të kar­ro­cave e në aktivitete tjera. Kohë pas kohe, ka punuar edhe si vull­ne­tar për HANDIKOS-in.

Hajre­di­ni, në vitin 2016, me ndër­m­jetësim të HAND­IKOS-it është punë­suar si mon­i­torues në rrjetin e mar­keteve ‘Viva Fresh’, punë të cilën vazh­don ta bëjë edhe sot.

‘’Është punë e lehtë, që më për­sh­tatet. Secili me angazhim arrin gjithç­ka. Nëse pasivi­zo­het dhe mbetet veç në shtëpi, e kam këtë aftësi të kufizuar dhe me u mbyl­lë, me atë veç shkon duke e shkatër­ru­ar veten. Me mund, tejkalo­hen të gjitha’’, thotë Hajredini.

Ai tre­gon edhe një ekspe­ri­encë të vitit 2011 në Fin­landë, udhë­tim i real­izuar përmes HANDIKOS-it.

Hajre­di­ni thotë se duhet bërë më shumë për per­son­at me aftësi të kufizuara në Kosovë.

”Paragjykimet dhe diskri­m­inimet duhet të zhduken”.

0 Comments

Postime të ngjashme