
Njihuni me procesin e vlerësimit tek fëmijët në HANDIKOS
- Published:17/09/2025
- By Test Test
- Category: Aktivitetet, Njoftime
Procesi i vlerësimit holistik që realizohet në qendrën tonë është një qasje e përkushtuar dhe gjithëpërfshirëse që synon të kuptojë çdo dimension të jetës dhe zhvillimit të fëmijës.
Çfarë përfshin procesi?
Komunikimi receptiv dhe ekspresiv
Shkathtësitë ditore personale dhe domestike
Shkathtësitë komunitare dhe socializimi
Shkathtësitë motorike grosë dhe fine
Përmes një procesi të kujdesshëm dhe të detajuar, ku përfshihen si testimi i drejtpërdrejtë, ashtu edhe bashkëbisedimi me prindërit, ne sigurojmë një vlerësim të thellë dhe të saktë për çdo fëmijë.
Hapat e Procesit të Vlerësimit:
Vlerësimi Holistik:
Çdo fëmijë vlerësohet nëpërmjet një kartele të detajuar.
Takimi i Ekipit Multidisiplinar:
Ekipi jonë i specializuar diskuton rezultatet dhe përcakton objektiva zhvillimore për çdo fëmijë.
Plani Individual i Punës (PIP):
PIP përgatitet për çdo fëmijë për një periudhë 3‑mujore.
Progresi monitorohet dhe objektiva të rinj përcaktohen.
Në këtë proces të rëndësishëm, gjatë kësaj periudhe janë përfshirë gjithsej 44 fëmijë dhe çdo hap është një mundësi për të krijuar mirëqenie më të mirë për ta.