Sot është lan­suar kam­pan­ja ‘Pa asis­tent unë jam jashtë shkol­lës’, e imple­men­tu­ar prej grupit avokues të fëmi­jëve me aftësi të kufizuara ‘’Hëna’’ dhe e mbështe­tur nga Save the Chil­dren në Kosovë, e cila për qël­lim ka ndërgjegjësimin por edhe lobimin ndaj insi­tu­cion­eve që secili nxënës me aftësi të kufizuar duhet të ketë mbështet­jen e asis­ten­tit në shkollë.

Sit­u­a­ta me pan­dem­inë e ka rën­d­uar edhe më tepër përf­shir­jen e tyre në mësim, me sfi­da të shum­ta të cilat në kuadër të kam­pan­jës janë iden­ti­fikuar gjatë takimeve me prindër, siç janë:  mos arrit­ja e objek­ti­vave të plan­it indi­vid­ual të fëmi­jës në mungesë të një mbështet­je­je indi­vid­uale për fëmi­jën, rënia e motivim­it,  mos ndjek­ja e mësim­it online për shkak të natyrës gru­pore të zhvil­lim­it të mësimeve si dhe regres në arrit­jet mësi­more pikër­isht për shkak të arsyeve të mësipërme.

Aktu­al­isht, në tërë Kosovën janë të punë­suar 100 asis­ten­të, numër ky duk­shëm i ulët në raport me nevo­jat e fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në vend. Me qël­lim të zgjid­hjes së sfi­dave të iden­ti­fikuara, për­faqe­sues të grupit janë takuar me min­istren e Arsim­it, znj. Arbërie Nagav­ci, ku kanë kup­tuar se plan­et e min­istrisë në katër vitet e ardhshme janë që të punë­so­hen edhe 400 asis­ten­të të tjerë.

Po ash­tu, lid­hur me këtë qël­lim, janë zhvil­lu­ar takime edhe me  Drej­toritë Komu­nale të Arsim­it në katër komu­nat tar­get: Prisht­inë, Fer­izaj, Gjakovë e Mitrovicë.

Ndërkaq, për të thek­suar më shumë rëndës­inë e asis­ten­tit, grupi ‘’Hëna’’ ka real­izuar një video ndërgjegjë­suese me prindër të fëmi­jëve me aftësi të kufizuara, linkun e së cilës mund ta gjeni më poshtë:

https://www.facebook.com/362362497178714/videos/703689943908367

Grupi Avokues i Fëmi­jëve me Aftësi të Kufizuara “Hëna” është grup jo for­mal i themelu­ar më 2017 nga HANDIKOS , me mbështet­je të Save the Chil­dren në Kosovë, që mision ka garan­timin dhe respek­timin e të drej­tave të fëmi­jëve me aftësi të kufizuara.

0 Comments

Postime të ngjashme