‘’Djali im i pëlqen patikat shumë. NIKE shumë i don. Kur ka ard­hë puna me shku dikund, ka thënë jo nuk du, po më shohin, po më kqyrin njerëz­it rrugës keq… Si rezul­tat unë ia kam dhënë një shem­bull.. I kam thënë, nëpër dyqane ka lloj lloj fir­mash të patikave, ADIDAS, PUMA, NIKE etj. por kur del një mod­el i ri të gjithë kthe­hen ta shohin. Edhe ti, nuk je ndryshe, je pjesë e tyre, por më i veçantë’’.

Ky është një shem­bull prak­tikues i nënës së Eldinit, Afërdi­ta Gashit, një grua që reflek­ton energji dhe shumë poz­i­tivitet. Afërdi­ta na tre­gon se ajo ka për­fi­tu­ar shumë nga tra­jn­i­mi i Disi­plinës Poz­i­tive në Prindërim­in e Përdit­shëm, i cili tash e sa vite real­i­zo­het nga HANDIKOS, në bashkëpunim me Save the Chil­dren në Kosovë.

Qël­li­mi i saj i vazh­dueshëm që kur Eldi­ni ishte i vogël ishte që djali i saj të arri­jë pavarësimin, të ketë vetëbes­im të plotë dhe të inte­gro­het në shoqëri sikurse gjithë bashkë­moshatarët e vet.

‘’Ne gjith­monë kemi atë ndjen­jën se në rad­hë të parë janë punët, shpia e pas­taj fëmi­ja, e kur e kam ndjek tra­jn­imin e Disi­plinës Poz­itibe me të vërtetë gjithç­ka që më ka ndodh me fëmi­jën, jam ndal me e men­du dhe nuk kam shpërthy sikurse her­ave tjera. Lib­ri i PDEP më ka ndih­mu shumë sepse çdo sesion që e kam mba­jtë, që është inter­pre­tu edhe nga ana e fasil­i­ta­torëve unë kam shku dhe e kam apliku në shtëpi’’, thotë Afërdita.

‘’Nëse një fëmi­jë dësh­i­ron të jetë pjesë e vendim­mar­rjes, duhet me dëgju. Nëse një fëmi­jë kërkon diç­ka prej teje, duhet me i dhënë hapësirë edhe me bise­du. Këtë e kemi mësu nga Disi­plina Poz­i­tive, dhe në këtë for­më ne si prindër i kemi tregu fëmi­jës që mendi­mi i tij ka rëndësi dhe mer­ret parasysh. Kësh­tu e kemi rritë vetëbes­imin e fëmi­jës si dhe pjesë­mar­rjen e tij në famil­je’’- tre­gon Afërdi­ta e cila është ndarë me për­shtyp­je shumë të mira nga ky trajnim.

Afërdi­ta si arrit­je të mad­he në raport me fëmi­jën e saj e sheh fak­tin e nxit­jes së vazh­dueshme që ia kishte bërë Eldinit për të bërë gjëra të ndryshme, për të mar­rë pjesë nëpër orga­niz­ime të ndryshme,  dhe në veçan­ti për të shpre­hur atë që në të vërtetë mendon.

‘’Eldi­ni ka qenë tip i mbyl­lur dhe s’ka pasë dëshirë të mar­rë pjesë nëpër orga­niz­ime të ndryshme me bashkë­moshatarët e tij. Unë e kam bind dhe i kam tregu se ai është i barabartë me gjithë të tjerët. Dhe i kam thënë atëherë pse nuk shkon ti, je pjesë e grupit, pse nuk shkon me dhënë kon­tributin tënd ti. Unë ka me qenë gjithë me ty e pra­pa teje. E kam nxitë me fol, sepse ka qenë tip i hes­h­tur dhe ka hez­i­tu­ar. E Afërdi­ta inku­ra­jon gjitha nënat që të mba­jnë kon­tak­te sa më shumë mes vete, sepse siç thotë ajo shkëm­bi­mi i për­vo­jave ndih­mon jashtëza­kon­isht shumë në sjell­jen dhe qas­jen adeku­ate që duhet pasur në raport me fëmijën.

Si për­fundim, mesazhi i Afërditës është që kujt­do nga prindërit që u ipet mundësia të jenë pjesë e tra­jnim­it të Disi­plinës Poz­i­tive ta shfry­të­zo­jnë atë pa asnjë hezitim.

‘’Prindërit e tjerë i ftoj që të jenë pjesë e tra­jnim­it për Disi­plinën Poz­i­tive, pjesë e vetëdi­jësim­it, shkëm­bim­it të për­vo­jave mes prindërve, çka­do qoftë. Edhe një bisedë e shkurtër me dikë që ndan për­vo­jat e ngjashme me ty, ndikon në vetëdi­jen dhe gjend­jen tonë emo­cionale. Mos hezi­toni me tregu çdo gjë që keni për bren­da dhe jini të fortë në çdo situatë’’.

0 Comments

Postime të ngjashme