1. Mbani një ditar të për­vo­jave që po kaloni tani- Duke qenë se është një peri­ud­hë ndryshe nga e gjithë jeta ynë, ndosh­ta dikur mund të dëshi­ro­jmë të riku­j­to­jmë se si jemi ndjerë dhe si kemi reaguar ndaj situatës.

2. Gjeni mënyra të shën­det­shme e pro­duk­tive për të larguar stresin- Lex­oni libra, shikoni fil­ma, apo dëgjoni muzikë. Sig­uro­hu­ni të fikni lajmet për pak kohë dhe të foku­so­heni në emo­cionet tua­ja poz­i­tive. Kur­do që ndi­heni në stress, provoni tekni­ka të relak­sim­it si:

a. Frymë­mar­r­ja e thel­lë- është tekni­ka bazë e shumë prak­tikave relak­suese. Ulu­ni dhe mbani shpinën drejtë. Mer­rni frymë përmes hundës, mba­jeni atë për 5 sekon­da dhe më pas lironi frymën përmes gojës duke liru­ar ajër sa më shumë të mundeni.

b. Relak­si­mi i musku­jve- është një pro­ces me dy hapa, ku fil­lim­isht tensionojmë/shtrëngojmë gru­pet e ndryshme të musku­jve në trupin tonë e më pas i relak­so­jmë ata. Mund të kom­bi­no­het me frymë­mar­rjen e thel­lë për efek­te më të mira të qetësimit.

c. Joga- përf­shin një seri poz­i­tash lëvizëse dhe të qën­drim­it, të kom­bin­uara me frymë­mar­rjen e thel­lë. Për­pos zvogëlim­it të ank­thit dhe stre­sit, joga gjithash­tu mund të për­mirë­so­jë flek­si­bilitetin, for­cën, ekuilib­rin dhe qën­druesh­mërinë tonë.

d. Lëviz­jet rit­mike- përf­shi­hen ecja e shpe­jtë, val­lëz­i­mi etj.

3. Aktivi­zo­hu­ni- Gjeni kohë çdo ditë për të ushtru­ar. Kjo mund të ju ndih­moj të ndi­heni të fortë dhe të shëndetshëm.

4. Kthe­hu­ni në të kalu­arën- Shikoni albumet me fotografi nga e kalu­ara. Një nga mënyrat më të mira për të shpërqen­dru­ar veten nga shqetësimet e sotme është të rik­the­jmë kohërat e mira, gjë e cila do na ndih­mo­jë të ndi­he­mi më të lid­hur me famil­jen dhe miqtë.

5. Video-chat- Qën­droni në kon­takt me famil­jen dhe miqtë duke kon­tak­tu­ar përmes video chat. Kjo mund të na ndih­moj të ndi­he­mi të lid­hur me per­son­at e afërt.

6. Provoni dic­ka të re- Shfry­të­zoni mak­si­mal­isht kohën e lirë dhe mësoni gjëra të reja çka­do qof­shin ato (p.sh., ndjek­ja e një kur­si online për gjuhë të hua­ja, kri­ji­mi i një pro­jekt arti, të mësuar­it e një pike vallëzimi).

0 Comments

Postime të ngjashme