Bëhuni pjesë e raundit të parë treditor të trajnimeve për Disiplinën Pozitive në Prindërimin e Përditshëm për vitin 2021
- Published:27/08/2021
- By Kaltërina Misini
- Category: Njoftime
Në shtator do të fillojë raundi i parë treditor i trajnimeve për Disiplinën Pozitive në Prindërimin e Përditshëm për vitin 2021. Ky program është i bazuar në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, prindërim efektiv dhe në parimet e të drejtave të fëmijëve, duke synuar të ofrojë praktikat më të mira të prindërimit të përditshëm.
Programi është dizajnuar nga Universiteti i Manitobës së Kanadasë dhe ky është viti i katërt që ofrohet nga HANDIKOS në katër komuna të Kosovës (Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë).
Ftojmë të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit e interesuar, që t’a rezervojnë një vend, duke na kontaktuar për raudin e parë deri më datë 4 shtator 2021:
Për Prishtinë: +383 49 970 582 ose arta.halimi@handi-kos.org
Për Ferizaj: +383 49 790 680 ose behluli.gresa@gmail.com
Për Gjakovë: +383 49 970 584 ose arberxharra86@gmail.com
Për Mitrovicë: +383 49 970 585 ose edin.lahi@gmail.com
Përparësi të veçantë për të ndjekur trajnimin kanë prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Ky trajnim ofrohet pa pagesë përmes HANDIKOS-it, në bashkëpunim me Save the Children në Kosovë.