Së shpejti raundi i dytë i Disiplinës Pozitive në Prindërimin e Përditshëm në Prishtinë dhe Mitrovicë
- Published:24/11/2021
- By Kaltërina Misini
- Category: Njoftime
Në dhjetor do të fillojë raundi i dytë treditor i trajnimeve për Disiplinën Pozitive në Prindërimin e Përditshëm për vitin 2021 në komunën e Prishtinës dhe të Mitrovicës.
Ky program është i bazuar në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, prindërim efektiv dhe në parimet e të drejtave të fëmijëve, duke synuar të ofrojë praktikat më të mira të prindërimit të përditshëm.
Programi është dizajnuar nga Universiteti i Manitobës së Kanadasë dhe ky është viti i katërt që ofrohet nga HANDIKOS në katër komuna të Kosovës (Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë).
Ftojmë të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit e interesuar, që t’a rezervojnë një vend, duke na kontaktuar:
Për Prishtinë: +383 49 970 582 ose arta.halimi@handi-kos.org;
Për Mitrovicë: +383 49 970 585 ose edin.lahi@gmail.com;
Përparësi të veçantë për të ndjekur trajnimin kanë prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Ky trajnim ofrohet pa pagesë përmes HANDIKOS-it, në bashkëpunim me Save the Children në Kosovë.