Grupi i të rin­jëve dhe stu­den­tëve me aftësi të kufizuara në takim me Prodekanin e Fakul­tetit të Edukim­it në Uni­ver­sitetin e Prishtinës

Grupi i të rin­jëve me aftësi të kufizuara që vepro­jnë në kuadër të Hand­iKOS-it, me datë 21.12.2012, u takuan me Prodekanin e Fakul­tetit të Edukim­it z.Zeqir Vese­laj. Në takim u disku­tua për kushtet që Fakul­teti i Edukim­it ofron për stu­den­tët me aftësi të kufizuara, pro­gram­et e studim­it në këtë fakul­tet e sido­mos për kuadrat e reja të mësimd­hën­sëve dhe per­gatit­ja e tyre për të punuar me nxënës me aftësi të kufizuara. Të rin­jët me aftësi të kufizuara fal­en­deru­an udhëhe­qësit e Fakul­tetit të Edukim­it për kushtet e mira dhe rreg­ul­lim­in e qas­jes së plotë për për per­son­at me aftësi të kufizuara dhe kërkuan nga Prodekani që të bëhet me shumë punë rreth informim­it të mat­u­ran­tëve për kushtet që ofon ky fakuletet.

0 Comments

Postime të ngjashme