Ter­mi­nologjia e drejtë është prej ele­menteve krye­sore që duhet të respek­to­het në rastet kur iden­ti­fiko­het një grup i cak­tu­ar në shoqëri.

Shumë shpesh hasim që medi­at në Kosovë, poli­tikanët, deputetët në veçan­ti, insti­tu­cionet apo edhe qyte­tarët e rën­domtë të për­dorin terme të gabuara për aftës­inë e kufizuar.

‘’Nevo­ja të veçan­ta, aftësi  ndryshe, pa aftësi, të hendikepuar’’ etj, janë disa nga ter­met që duhet të elim­i­no­hen nga diskur­si pub­lik, kur bëhet fjalë për per­son­at me aftësi të kufizuara.

HANDIKOS dhe orga­ni­zatat tjera që për­faqë­so­jnë per­son­at me aftësi te kufizuara sqaro­jnë se legjis­la­cioni në fuqi në Kosovë jep këtë defini­cion: “Aftësia e kufizuar” – që nënkup­ton kufiz­im i qas­jes dhe kufiz­im i aktiviteteve të zakon­shme në jetën e përdit­shme të një per­soni, si paso­jë e dëm­timeve fizike, shqisore ose men­dore, që e pen­go­jnë atë për pjesë­mar­rje në aktivitetet e zakon­shme ditore.

Në kup­ti­min më të thjeshtë të fjalës, “aftësi e kufizuar” do të thotë ajo çfarë një per­son nuk mund ta bëjë lehtë, pa ndon­jë ndih­më apo përkrah­je të veçan­të, përderisa të tjerët atë do të mund ta bënin pa ndon­jë vështirësi të madhe.

Ter­mi ‘’per­sona me aftësi të kufizuara’’ për­doret në Kushte­tutën e Repub­likës së Kosovës, kuadrin ligjor aktu­al në vend dhe me këtë përk­thim Kon­ven­ta për të Drej­tat  e Per­son­ave me Aftësi të Kufizuara e ka të pub­likuar edhe në ëeb faqen e OKB-së.

Çfarë­do ter­mi­nologjie tjetër për aftësi të kufizuara dhe per­sona me aftësi të kufizuara nuk është e pranueshme për per­son­at me aftësi të kufizuara dhe as për orga­ni­zatat që i për­faqë­so­jnë ata.

Për më shumë, gjeni linkun e DORACAKUT PËR QASJEN DHE TERMINOLOGJINË E DREJTË PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA, doku­ment i për­bashkët i orga­ni­zatave të per­son­ave me aftësi të kufizuara.

http://handi-kos.org/wp-content/uploads/2004/03/DORACAKU_GQZ_ALB_966740.pdf

0 Comments

Postime të ngjashme