‘’Unë sot jam shumë i lum­tur sepse m’u ka plotë­su një e drejtë ele­mentare. Më është ndër­tu­ar pjer­ri­na në shkollë’’…

Këto janë fjalët e avokue­sit për të drej­tat e fëmi­jëve me aftësi të kufizuara, Rijad Mehmetit i cili sot kaloi për herë të parë nëpër pjer­rinën e shkol­lës së mesme të lartë në Prisht­inë ‘’Gjin Gazul­li’’, aty ku tash­më ka nisur vijuesh­mërinë e klasës së 10-të.

Rija­di më ndryshe se sa her­ave tjera, ishte më i lum­tur dhe më i hareshëm që sot do të zgjo­hej e të vinte në shkol­lë, pa pasur nevo­jë që me ndih­mën e njerëzve për­reth t’i kalonte shkallët e lar­ta me kar­rocë për t’u futur bren­da shkollës.

Dhe kjo falë kërkesës së shkol­lës ‘’Gjin Gazul­li’’ dhe inter­venim­it të shpe­jt të Drej­torisë së Arsim­it në Prisht­inë, në bashkëpunim me Ndër­mar­rjen Pub­like Bane­sore në Prishtinë.

‘’Po ndi­hem mirë dhe besoj që është shumë më e lehtë edhe për mua edhe për ata fëmi­jë tjerë me aftësi të kufizuara që kanë me vazh­du me viju mësimin në këtë shkol­lë. Si në shu­micën e kre­jt shkollave, do të ishte mirë të kishte qas­je edhe në katin e dytë për kabi­nete, por krye­sor­ja është që m’u ka plotë­su e drej­ta për me hy bren­da në shkol­lë’’, thotë Rijadi.

Ai ka edhe një apel ndaj insti­tu­cion­eve ven­dore, në mënyrë që qas­je infra­struk­tur­ore dhe me stan­darde të ketë në të gjitha shkol­lat e Kosovës.

‘’Apeli im ndaj insti­tu­cion­eve është që qas­jen me e ndër­tu në mënyrën e duhur, në të gjitha shkol­lat e Kosovës që fëmi­jët me aftësi të kufizuara me pasë sa më të lehtë. Mua sot m’u ndër­tua, por nor­mal kjo është dashtë të ndër­to­het më herët dhe do të ishte më mirë’’, shton Rijadi.

Drej­tori i shkol­lës ‘Gjin Gazul­li’’, Bujar Gjo­caj tre­gon se ka qenë më se e nevo­jshme një pjer­rinë në insti­tu­cionin arsi­mor të cilin e udhëhe­që, por që mbetet shumë për të bërë edhe në pjesët e tjera të objektit.

‘’Kur unë e kam pa Riadin kam kërku takim me drej­tore­shën e DKA’së dhe kemi reaguar men­jëherë. Në katin e parë, ka edhe ban­jo të qasshme, dhe është e vet­m­ja hyr­je për per­sona me aftësi të kufizuara’’, tre­gon Gjocaj.

Megjithatë, pjer­ri­na e sapondër­tu­ar pritet që ditëve në vijim të final­i­zo­het edhe me mbu­luesh­mërinë lartë. E një mod­el të tillë, padyshim që duhet ta apliko­jnë edhe shkol­lat e tjera në vendin tonë, të cilat fatke­që­sisht nuk përm­bushin as këtë të drejtë ele­mentare të fëmi­jëve, e që është qasshmëria.

Për­pos këtij inter­ven­i­mi, Rija­di shpre­son në angazhimin e asis­tencës per­son­ale për të, dhe për të gjithë fëmi­jët e tjerë me aftësi të kufizuara, pro­ces i cili ka nge­cur tash e sa kohë në insti­tu­cionet tona.

E për të mos e vëre­j­tur shumë këtë mungesë, është shoku i tij i bankës i cili ka shpre­hur vull­netin t’i qën­dro­jë tërë kohën afër Rija­dit, në mënyrë që mësimet e ushtrimet t’i mar­rë në mënyrë sa më të duhur.

HANDIKOS së shpe­jti do të pub­liko­jë  raportin hulumtues për qas­jen në 244 shkol­la të shtatë regjion­eve të Kosovës, i cili është real­izuar në kuadër të pro­jek­tit ‘’Avanci­mi i Sit­u­atës së Fëmi­jëve me Aftësi të Kufizuara në Kosovë’, me mbështet­je të zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

0 Comments

Postime të ngjashme