Rezul­tatet te mirëqe­nia e fëmi­jëve me të cilët puno­jmë përmes shër­bimeve sociale, janë syn­i­mi dhe motivi jonë.

Një prej tyre është 7‑vjeçari, Yll Seki­raça nga Prishti­na, i cili përmes mbështet­jes psikologjike dhe fizioter­apeu­tike, ka arrit­ur që të zhvil­lo­jë aftësi më të mira, të menax­ho­jë emo­cionet, të social­i­zo­het me fëmi­jët tjerë, të zhvil­lo­jë më shumë pro­ce­set kog­ni­tive, të për­mirë­so­jë koor­dinimin, for­cën dhe sta­bilitetin e trupit. Si rezul­tat, sean­cat kanë ndih­muar që Ylli të jetë më i pavarur dhe më i integruar.

Gjyl­sim­ja, nëna e Yllit ndan për­shtyp­jet e saj poz­i­tive me përf­shir­jen e tij në shër­bimet e HANDIKOS.

‘’Ndi­he­mi mirë që e kemi përkrah­jen me këto shër­bime pa asnjë kos­to, që kanë ndikuar shumë tek djali ynë. Uro­jmë që të vazh­do­jnë tut­je këto shër­bime aq të rëndë­sishme për shën­detin e social­iz­imin e fëmi­jëve me aftësi të kufizuara’’.

Këto dy shër­bime, HANDIKOS i ofron në kuadër të pro­jek­teve të mbështe­tu­ra nga Krye­qyteti Prishti­na dhe Min­is­tria e Drejtë­sisë.

0 Comments

Postime të ngjashme