HANDIKOS Sample Page Hëna Grupi i Fëmijëve ‘'Hëna'’ mbajti takim në shkollën fillore ‘Bedri Gjinaj' në Mitrovicë

Grupi i Fëmijëve me aftësi të kufizuara ‘’Hëna’’, dje qëndruan në qytetin e Mitrovicës.

Në kuadër të takimeve mujore, ata vizituan shkollën fillore ‘Bedri Gjinaj’ ku u diskutua rëndësia e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në aktivitete sportive në shkollë.

Po ashtu, u përmenden edhe barrierat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në mjedise të shkollës të cilat ua vështirësojnë pjesëmarrjen e tyre në ato aktivitete.

Pas bashkëbisedimit, fëmijët patën rastin të relaksohen në ambientet e bukura të qytetit.

0 Comments

Related post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *