HANDIKOS sot ka përmbyllur me sukses kampanjën 16 ditore ‘’Shkolla hap dyert e botës’’, e cila ka pasur për qëllim promovimin e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukimin e rregullt në Kosovë.

Kampanja ishte e ndarë  në katër faza, ku tri prej tyre u prezantuan përmes nëntë videove të shkurtra nëpër televizione vendore dhe rrjete sociale, përmes së cilave kemi treguar pengesat dhe mënyrën se si duhet të veprohet për rregullimin e qasjes së plotë infrastrukturore për fëmijët me aftësi të kufizuara nëpër shkollat e Kosovës.

Ndërsa më 3 Dhjetor – Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara në oborrin e Presidencës së Kosovës u vendos instalacioni ‘’Shkolla hap dyert e botës’’, ku përgjatë pesë ditëve, zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidentja, kryeministri, ministra, deputetë, ambasadorë të huaj e figura të njohura nga fusha e muzikës, artit e sportit si dhe aktivistë të të drejtave të fëmijëve nënshkruan dhe u zotuan për një gjithëpërfshirje më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Kampanja është realizuar në kuadër të projektit ‘’Avancimi i situatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë’’, i mbështetur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë.

0 Comments

Postime të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *