HANDIKOS me mbështetje të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë sot ka lansuar raportin hulumtues “Qasja e shkollave të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët për fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë’’, i cili tregon nivelin e qasjes që ato ofrojnë për fëmijët me aftësi të kufizuara, i realizuar në kuadër të projektit “Avancimi i situatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë’’.

Vlerësimi disa mujor në 144 shkolla të shtatë regjioneve të Kosovës  pasqyron një situatë jashtëzakonisht problematike sa i përket mundësisë së qasjes fizike për të gjitha grupet e komunitetit me aftësi të kufizuara, ku nga më shumë se 55 mijë nxënës, vetëm 2 për qind e tyre janë me aftësi të kufizuara.

Drejtori i HANDIKOS-it, z. Afrim Maliqi ka theksuar tri llojet e diskriminimeve që u bëhen personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Ndërsa thotë se shteti nuk po ua jep mbështetjen e duhur këtyre personave.

 ‘’Një ndër tri llojet e diskriminimeve që përballen personat me aftësi te kufizuara janë edhe diskriminimi i rrethit apo ambientit ku ndërtesat, rrugët dhe trotuaret dhe transporti nuk janë të dizajnuara sipas nevojave të cilave atyne iu përshtaten edhe diskriminimi institucional ku ligjet apo shërbimet administrative nuk zbatohen apo nuk i marrin parasysh nevojat e personave me aftësi të kufizuara. Qeveria e Kosovës nuk i ka përfshi personat me aftësi te kufizuara në hartimin e planeve, këtë e them per arsye se personat me aftësi të kufizuara llogariten që janë ma te varfërit edhe me të rrezikuarit edhe në aspektin shëndetësor dhe kemi info që edhe këta janë prekur de kne ndërru jetë nga covid. Ne i adresojmë çdo 3 dhjetor këto qasje, por nuk kemi gjetë përkrahje nga qeveritë që kemi pasur’’, ka thënë ai.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj thotë se po punojnë pëe gjithëpërfshirje të fëmijëve në edukimin e rregullt në Kosovë.

 ‘’Ne jemi duke u munduar që të sigurojmë gjithëpërfshirje tek të gjithë personat e margjinalizuar. Sa i përket sistemit të arsimit e dini që kemi trashegu ndërtesa arsimore që janë nga kohë të ndryshme sidomos ato që kanë qenë para lufte janë ndërtu me specifika të ndryshme të cilat nuk kanë ofru qasje me aftësi te kufizuara, kjo ka ndodhë deri pas luftës dhe deri me tani nuk i kanë plotësu nevojat per këtë kategori të fëmijëve. Ndërsa ndërtesat e reja qe janë ndërtu prej MASHT-it në bashkëpunime të shumta kanë infrastukturë për personat me aftësi te kufizuara ku përveç pjerrinave plotësohen edhe nevojat e tjera si dyert,etj’’, ka thënë ai’’, ka thënë ai.

Shefi i Zyrës së UNICEF në Kosovë, Murat Sahin ka thënë se me rëndësi të madhe e kanë gjithëpërfshirjen e madhe.

‘’Për UNICEF është e rëndësishme që të gjithë fëmijët të kenë qasje të barabartë. Të gjithë e dijmë që ka shumë vështirësi që fëmijët me aftësi të kufizuara përballen, veçanërisht në kohë të Covid-19 shpresoj që të gjithë janë të shëndoshë. Të gjithë e dijmë që qasja fizike është shumë e rëndësishme të gjithë e dijmë që duke mos pasur asistentë është një barrierë e madhe’’, ka theksuar ai.

Avokuesi i të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara, Eldin Gashi ka bërë thirrje për qasje të barabartë me gjithë fëmijët.

‘’Shumë fëmijë në Kosovë janë të detyruar ta braktisin shkollën dhe ata fëmijë mbesin anash. Ndaj me qëllim që ta rrisim zërin për këta persona, në emër të grupit ‘’Hena’’ po bëj thirrje tek institucionet relevante për qasje të barabartë për të gjithë fëmijët në Kosovë’’, ka thënë Eldini.

Ndërsa në fund, prezantimin e raportit e bëri arkitektja dhe autorja znj.Rozafa Basha.

Raporti tregon se hyrjet e qasshme, hapësirat në klasa, tualetet, shenjëzimi, fushat taktile, ashensorët dhe parkingjet, nuk qëndrojnë sipas standardeve dhe Udhëzimit Administrativ 33/2007.

  • Rampat nuk ekzistojnë në 18 % të objekteve të vlerësuara, ndërsa 55% të tyre nuk janë të ndërtuara sipas standardeve.
  • Në 72 % të shkollave nuk ka tualete të qasshme.
  • 89 % të shkollave nuk kanë fare ashensor.
  • Nga 144 shkollat vetëm në pak raste janë hasur shenjëzimet qasëse.
  • 21 % të shkollave, nuk ofrojnë  hapësira te mjaftueshme nëpër klasa, derisa, parkingjet janë 100% të pa qasshme!

 HANDIKOS dhe UNICEF kërkojnë nga institucionet vendore që të mundësojnë gjithëpërfshirje për të gjithë fëmijët në Kosovë dhe të përmbushet e drejta elementare e tyre, e që është qasshmëria në çdo ambient i cili i rrethon.

0 Comments

Postime të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *