HANDIKOS Sample Page Njoftime Kryetari i Prishtinës z.Isa Mustafa vizitoi HandiKOS-in

Me datë 18.09.2013, Drejtori i HandiKOS-it z. Afrim Maliqi me bashkëpunëtor, priti në takim z.Isa Mustafën, Kryetar i Komunës së Prishtinës dhe Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i shoqëruar nga një delegacion i Komunës.
Z. Afrim Maliqi – drejtor i HandiKOS-it, e prezantoj gjendjen e personave me aftësi të kufizuara duke iu drejtuar Komunës së Prishtinës me kërkesa konkrete për shërbime dhe përkrahje për personat me aftësi të kufizuara si dhe zbatimin e ligjeve të fushës së aftësisë së kufizuar. Ndërsa z. Isa Mustafa, tha se Komuna e Prishtinës brenda kompetencave do të siguroj kushte dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuara si dhe sipas mundësive financiare do të mbështesë HandiKOS-in me mjete financiare për mbulim të shpenzimeve elementare të Qendrës.

0 Comments

Related post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *