HANDIKOS Sample Page Njoftime Së shpejti nis raundi i parë treditor i trajnimeve për Disiplinën Pozitive në Prindërimin e Përditshëm për vitin 2020

Më datën 3 mars (e martë) do të fillojë raundi i parë treditor i trajnimeve për Disiplinën Pozitive në Prindërimin e Përditshëm për vitin 2020. Ky program është i bazuar në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, prindër efektiv dhe në parimet e të drejtave të fëmijëve, duke synuar të ofrojë praktikat më të mira të prindërimit të përditshëm.

Programi është dizajnuar nga Universiteti i Manitobës së Kanadasë dhe ky është viti i tretë që ofrohet nga HANDIKOS në katër komuna të Kosovës (Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë).

Ftojmë të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit e interesuar, që t’a rezervojnë një vend, duke na kontaktuar:

Për Prishtinë: 049 970 582 ose arta.halimi@handi-kos.org

Për Ferizaj: 049 970 583 ose yllka.bega@handi-kos.org

Për Gjakovë: 049 970 584 ose arberxharra86@gmail.com

Për Mitrovicë: 049 970 585 ose edin.lahi@gmail.com

Përparësi të veçantë për të ndjekur trajnimin kanë prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ky trajnim ofrohet pa pagesë përmes HANDIKOS-it, në bashkëpunim me Save the Children in Kosova/o.

0 Comments

Related post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *