
Me përkushtim jemi duke vazhduar të ofrojmë shërbimet në familje për fëmijët me vështirësi zhvillimore dhe aftësi të kufizuara, përmes së cilave synojmë mbështetjen e zhvillimit të grupmoshave 0–6 vjeç, si dhe fuqizimin e familjes.
Shtëpi më shtëpi, përfshirë ambientet natyrore, këndet e lojërave apo kopshtet, profesionistët e HANDIKOS po ofrojnë shërbimet e tyre përmes qasjes multidisiplinare.
Aktivitetet në kuadër të këtyre shërbimeve janë të integruara në rutinën e përditshme të fëmijëve dhe familjeve, në mënyrë që ndikimi të jetë sa më i madh dhe të arrihen rezultatet e pritura zhvillimore për fëmijën.
Shërbimet të cilat ofrohen nga HANDIKOS për fëmijët me aftësi të kufizuara mbështeten nga UNICEF, përmes përkrahjes financiare të Qeverisë së Luksemburgut.