Vetëdijesimi i vajzave me aftësi te kufizuara dhe të nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuar ne Komunat e Regjionit te Prishtinë për rolin dhe të drejtat e tyre.
Objektiva 1
Ngritja e kapaciteteve të vajzave dhe nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuar në Regjionin e Prishtinës, përmes takimeve,ligjëratave dhe trajnimeve.
Objektiva 2
Identifikimi dhe rritja e përfshirjes së numrit të fëmijëve me aftësi të kufizuar në institucione arsimor para fillor dhe fillor përmes shkëmbimit të përvojave nga vizitat të nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuar në institucione edukative-arsimor, ne Regjionin e Prishtinës
Rezultatet e Pritura
• Numri i organizimeve të takimeve me vajza dhe nëna me aftësi të kufizuar në Regjionin e Prishtine, Komunat (Drenas, Podujevë, Obiliq, Fushe Kosovë dhe Lipjan)
• Numri i organizimit te takimeve me përfaqësues te Qendrave për Pune Sociale te 5 Komunave përkatëse, për identifikimin e fëmijëve shfrytëzues te pensioneve te aftësisë se kufizuar
• Numri i takimeve nga grupi avokues me përfaqësues te Drejtorive te Arsimit dhe Institucioneve te edukimin para dhe fillore ne Komunat përkatëse
• Numri i identifikuar i fëmijëve me aftësi të pa përfshirë në edukimin para fillor dhe fillor në këto Komuna.
• Numri i fëmijëve të përfshirë në edukimin para fillor dhe fillor në këto Komuna
Viti i implementimit:
2013, Prishtinë
Donator:
Save the Children