Vizita e Komisionit Parlamentar
- Published:23/05/2013
- By Kaltërina Misini
- Category: Njoftime
Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale vizituan HandiKOS-in 29.05.2013 në Qendrën e Resurseve të HandiKOS-it në Prishtinë, anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale Dr. Flora Brovina, znj.Time Kadriaj dhe z.Liburn Aliu, gjatë aktivitetit për monitorimin e Ligjit për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kuvizuara, vizituan Shoqatën e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës — HandiKOS. Qëllimi i kësaj vizite ishte mbledhja e informatave për zbatimin e këtijë ligji, ku drejtori i HandiKOS-it z.Afrim Maliqi shprehi shqetësimin e mos-zbatimin e ligjit me shpresë që ligji i ri do të jetë më i zbatueshëm dhe të filloj të zbatohet fillimisht nga vetë institucionet shtetërore e në mbarë punëdhënësit tjerë. Po ashtu, përfaqësuesit e HandiKOS-it, para anëtarëve të komisionit paralamentar prezantuan gjendjen e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat.