HANDIKOS pranon kontigjent të madh të pajisjeve ndihmëse, me kontribut edhe të diasporës
- Published:18/11/2021
- By Kaltërina Misini
- Category: Aktivitetet
HANDIKOS pati kënaqësinë që për të dytën herë me radhë brenda dy viteve të pranojë donacione prej rreth 700 pajisjeve ndihmëse nga organizata Konvoi der Hoffnung e. V., të cilat do të shërbejnë për nevojat e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, dhe jo vetëm.
Brenda kontigjentit të dytë, të përbërë prej mbi 350 pajisjeve te ndryshme ndihmëse, një numër prej tyre janë me specifika speciale, e të cilat HANDIKOS nuk i ka poseduar më herët.
Falënderojmë në veçanti znj. Sabile Aliu-Sahiti për organizmin, si dhe mërgatën shqiptare nga Gjermania për kontributin.
HANDIKOS vazhdon të mbështesë me shërbimin e pajisjeve ndihmëse të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë nevojë për to.