‘Vajza ime po për­fi­ton shumë prej shër­bimeve të ofru­ara nga HANDIKOS, përmes të cilave po i mundë­so­het një social­iz­im më i madh dhe po shi­hen efek­tet poz­i­tive tek ajo. Nga kjo po për­fi­toj edhe unë si prind’. 

Këto janë fjalët e Aidës, nënës së vogëlush­es Ajra nga Fushë Koso­va, e cila tash e 1 muaj është për­fituese e shër­bimeve psiko-sociale, fizioter­apeu­tike dhe psikologjike, të cilat i ofro­jmë me shumë përkush­tim për dhjetëra fëmi­jë të regjion­it të Prisht­inës, dhe jo vetëm.

Prin­di i Ajrës inku­ra­jon që të mbështeten fëmi­jët çdo­herë në mar­rjen e shër­bimeve dhe bër­jes pjesë të secilit ambi­ent jetësor. 

‘’Si prind duhet me qenë zëri i saj, for­ca e saj, mbështet­ja e saj. Fëmi­jët me aftësi të kufizuara janë të bekuar, thjesht duhet ofru­ar mundësitë si shtet dhe si famil­jarë.’’, është mesazhi i Aida Fekajt.

Shër­bimet e tilla po ofro­hen nga HANDIKOS në Prisht­inë, Fer­izaj, Gji­lan, Mitro­vicë, Pejë dhe Drenas, me mbështet­je të Zyrës së UNICEF’it në Kosovë, në part­ner­itet me USAID në Kosovë.

0 Comments

Postime të ngjashme