Ajra, si përfituese e shërbimeve sociale në HANDIKOS
- Published:24/04/2023
- By Test Test
- Category: Storie Suksesi
‘Vajza ime po përfiton shumë prej shërbimeve të ofruara nga HANDIKOS, përmes të cilave po i mundësohet një socializim më i madh dhe po shihen efektet pozitive tek ajo. Nga kjo po përfitoj edhe unë si prind’.
Këto janë fjalët e Aidës, nënës së vogëlushes Ajra nga Fushë Kosova, e cila tash e 1 muaj është përfituese e shërbimeve psiko-sociale, fizioterapeutike dhe psikologjike, të cilat i ofrojmë me shumë përkushtim për dhjetëra fëmijë të regjionit të Prishtinës, dhe jo vetëm.
Prindi i Ajrës inkurajon që të mbështeten fëmijët çdoherë në marrjen e shërbimeve dhe bërjes pjesë të secilit ambient jetësor.
‘’Si prind duhet me qenë zëri i saj, forca e saj, mbështetja e saj. Fëmijët me aftësi të kufizuara janë të bekuar, thjesht duhet ofruar mundësitë si shtet dhe si familjarë.’’, është mesazhi i Aida Fekajt.
Shërbimet e tilla po ofrohen nga HANDIKOS në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Pejë dhe Drenas, me mbështetje të Zyrës së UNICEF’it në Kosovë, në partneritet me USAID në Kosovë.