Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS kërkon të angazhojë një trajner/e që do të trajnojë fëmijët e Grupit “Hëna” mbi konceptin e fushatës, planifikimin, dizajnimin dhe realizimin e fushatës.
Grupi ”Hëna” do të organizojë fushatë sensibilizuese që promovon “Qasjen infrastrukturore në hapësira publike të fëmijëve me aftësi të kufizuara”.
Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e nevojshme në gjuhën shqipe, deri më datë 26 Nëntor 2023, ora 17:00, përmes email adresës handikos@handi-kos.org dhe cc: nora.simitciu@handi-kos.org me subjekt: Aplikimi për “Aplikimi për “Punëtoria mbi organizimin e fushatës ndërgjegjësuese”.
Termat e referencës më poshtë:
Trajner/e për punëtori
- HYRJE
HANDIKOS, “Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës” është krijuar si reagim ndaj gjendjes së vështirë në të cilën gjenden personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, e themeluar nga dhe për personat me aftësi të kufizuara, me aktivitete të pandërprera që nga viti 1983.
Si organizatë përfaqëson, përkrahë dhe punon për dhe me personat me aftësi të kufizuar përmes avokimit dhe lobimit. Ofron shërbime të ndryshme përmes rrjetit të shtrirë në gjithë Kosovën dhe promovon barabarësinë, jetën e pavarur dhe me dinjitet për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.
- INFORMATA TË PËRGJITHSHME
HANDIKOS në partneritet me Save the Children në Kosovë/o është duke implementuar projektin “Handikos for Child Rights-H4CR”, i cili financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA). Përmes këtij projekti HANDIKOS synon ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e fëmijëve me Aftësi të Kufizuara.
Në kuadër të këtij projekti me fëmijët e Grupit “Hëna” * do të organizohet një punëtori mbi dizajnimin dhe planifikimin e një fushate ndërgjegjësimi lidhur me “Qasjen infrastrukturore në hapësira publike” që më pas, kjo fushatë do të implementohet dhe udhëhiqet nga HANDIKOS bashkë me fëmijët e Grupit “Hëna”.
*Grupi Avokues i Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara “Hëna” është grup jo formal i themeluar nga HANDIKOS që nga viti 2017, i cili që nga themelimi ka për mision të garantoj të drejtat e
fëmijëve me aftësi të kufizuara. HËNA përfaqëson nevojat e fëmijëve në nivel lokal
dhe qendror, për më tepër është aktivisht i përfshirë në të gjitha proceset e HANDIKOS.
- OBJEKTIVA E DETYRËS
HANDIKOS kërkon të angazhojë një trjaner/e që do të trajnoj fëmijët e Grupit “Hëna” mbi konceptin e fushatës, planifikimin, dizajnimin dhe realizimin e fushatës. Grupi Hëna do të organizoj fushatë sensibilizuese që promovon Qasjen infrastrukturore në hapësira publike të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
- KUALIFIKIMI
- Diplomë në shkenca sociale, marëdhënie me publikun, fushata, avokim ose fusha të ngjashme;
- Njohuri mbi konceptin e fushatës dhe përvojë në realizimin e tyre;
- Njohuri mbi aftësinë e kufizuar;
- Njohuri mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe qasjen në hapësira publike;
- Demonstron përvojë të mëparshme për detyra të ngjashme;
- Aftësi të mira komunikimi me fëmijët dhe të rinjtë;
- Ndërgjegjësimi kulturor dhe ndjeshmëria ndaj çështjes së aftësisë së kufizuar.
- DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
• Zhvillimi i programit dhe metodologjisë trajnuese 1‑ditore për punëtorinë mbi organizimin e fushatës ndërgjegjësuese me Grupin “Hëna”;
• Lehtëson dhe mbanë punëtorinë siç është rënë dakord me ekipin e projektit të HANDIKOS dhe partnerët e projektit;
• Të bashkëpunojë me ekipin e projektit për të vendosur objektivat, metodologjinë dhe përmbajtjen;
• Përgatit materialet /prezantimet/ planin e fushatës në përputhje me moshën e pjesëmarrësve;
• Përgatit raportin e punëtorisë.
- ANGAZHIMI I ESKPERTIT/ES
Eksperti/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me HANDIKOS.
Angazhimi do të bëhet gjatë muajit nëntor 2023 në bazë ditore, ku do të përfshihet:
Detyra | Kohëzgjatja |
Parapërgatitja e metodologjisë së punëtorisë dhe materialeve | 0.5 ditë |
Zhvillimi i punëtorisë mbi dizajnimin dhe planifikimin e një fushate ndërgjegjësimi | 1 ditë |
Finalizimi dhe dorëzimi i raportit të trajnimit tek HANDIKOS | 0.5 ditë |
Totali i ditëve | 2 ditë |
- KUSHTET E PAGESËS
Pagesa e ekspertit/es do të bëhet sipas faturës përkatëse për kryerjen e shërbimeve, që do të lëshohet nga ai/ajo. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të punëtorisë dhe dorëzimit të raportit final të punëtorisë të aprovuar nga HANDIKOS.
HANDIKOS do të realizoj pagesën në Euro, shuma bruto për ditët e punës (nga të cilat do të ndalet tatimi në fitim dhe kontributi pensional sipas ligjeve në fuqi në Kosovë).
HANDIKOS rezervon të drejtën e negociimit të propozimit financiar.
- DATA DHE VENDI
- Shpenzimet e ushqimit gjatë punëtorisë do t’i mbulojë HANDIKOS
- Data tentative e punëtorisë: 30 nëntor 2023 (bazuar në marrëveshje reciproke mund të ndryshohet)
- Vendi: Qendra e Resurseve- HANDIKOS, Veternik, Prishtinë
- PROCEDURA PËR APLIKIM
- Një CV e përditësuar (Maksimumi 3 faqe);
- Një letër motivimi;
- Koncepti i punëtorisë;
- Propozimi financiar.
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e‑mail adresën: handikos@handi-kos.org
cc: nora.simitciu@handi-kos.org
Ju lutem, shkruani në subjekt Aplikimi për “Punëtoria mbi organizimin e fushatës ndërgjegjësuese”.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 26 nëntor 2023, ora 17:00.
Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!
Pas përzgjedhjes Ekperti/ja i përzgjedhur duhet të dërgojë:
- Dokumentin/ Dëshminë që nuk jeni nën hetime.
- Poashtu duhet të nënshkruaj Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të HANDIKOS dhe Rregulloren mbi Parandalimin e Shfrytëzimit dhe Abuzimit Seksual — PSHAS dhe t’u përmbahen kushteve dhe kritereve të tyre.