Falem­n­der­it shumë Eliza. Sa herë që e dëgjoj rrë­fimin tënd, emo­ciono­hem, por në anën tjetër edhe kreno­hem që në mesin e fëmi­jëve, në mesin e anë­tarëve të grupit ‘’Hëna’’ kemi këso luftë­tarë për të drej­ta e që nuk dorë­zo­hen për­bal­lë asgjëje.

 Hajde edhe një duar­trokit­je për Elizën!

Pra unë jam  Eldin Gashi, avokues për të drej­tat e fëmi­jëve  në kuadër të Grupit Hëna, pjesë e së cilit jam që nga theme­li­mi. E tash edhe men­tor i grupit, i cili syn­on të për­mirë­so­jë respek­timin e të drej­tave të fëmi­jëve në Kosovë.

Është e drejtë bazike e secilit fëmi­jë të rritet në një ambi­ent të sig­urt, pa dhunë, ndëshkim apo poshtërim. E janë të rri­t­u­rit dhe insti­tu­cionet ata të cilët duhet të puno­jnë drejt plotësim­it të kësaj të drejte për secilin fëmi­jë. E si duket,  prej sfi­dave më të mëd­ha që për­je­to­jmë si fëmi­jë me aftësi të kufizuara është ambi­en­ti ku duhet të ekspo­zo­he­mi më së shpeshti, pas shtëpisë, e që është shkol­la. Unë si nxënës, kam folur edhe më parë për për­vo­jat e mia para­prake, ku pikër­isht për shkak të aftë­sisë time të kufizuar jam bul­lizuar dhe atë nga një ish-mësimd­hënës i imi. Pak a shumë njëjtë si Eliza. Po e ndaj shkurt:

Isha kujdestar i ditë dhe për të për­bushuar një nga obligimet bazike siç është pastri­mi i shpuzës, u nisa drejt derës për të shkuar deri tek ven­di ku ka ujë. Dhe paprit­mas, më erd­hi zëri i arsim­tar­it me këtë përm­ba­jt­je: Leje leje ti, se derisa të shko­jsh e kthe­hesh na kry­het ora’’.

Unë s’po du me komen­tu tut­je këtë qas­je këtu para jush, po e lë ta gjykoni vet, sepse unë veçse e kam tejkaluar.

E për­pos kësaj, kam raste kur jam ngac­muar edhe nga bashkë­moshatarë të mi. Mirëpo, unë i kam luftu­ar ato paragjykime e ngacmime që më janë bërë, duke e ngrit­ur zërin për të drej­tat e mia e duke pasur mbështet­jen e shumë per­son­ave tjerë për­reth. Por, e di që jo secili fëmi­jë e ka këtë fat e këtë forcë.

Unë bashkë me Grupin Hëna jemi mund­uar që përmes disa inter­ven­imeve avokuese të për­mirë­so­jmë të drej­tat bazike, sikurse rreg­ul­lim­in e një ban­jo të qasshme në shkol­lën fil­lore ‘’Ismail Qema­jli’’ në bashkëpunm me PEN, platë­for­men “In your shoes”, plat­for­më që i mundë­son fëmi­jëve me aftësi të kufizuara të shpre­hin sfi­dat, bren­gat qoftë edhe të arrit­u­rat, shumë kam­pan­ja kundër diskri­m­inim­it, bul­lizmit edhe ngrit­jes së vetëdi­jes të vet fëmijëve.

Me përkrah­jen e pakursy­er të HANDIKOS dhe arrit­jeve tona si grup, unë arri­ta të bëhem Mentor/Fasilitator i Hënës, grup që tash shtri­het në shtatë komu­na ku num­ron 190 fëmi­jë, bashkë me nga 2 lid­erë nëper këto komu­na. Kjo shtrir­je u mundë­sua këtë vit falë mbështet­jes së UNICEF, në part­ner­itet me USAID në Kosovë.

Takimet e rreg­ull­ta që ne i real­i­zo­jmë duke i prekur të gjitha sfi­dat dhe mbështet­jen e njëri të tjetrit duke shkëm­by­er për­vo­jat për mu është një sto­rie e suksesi.

Dua me falën­deru shumë edhe stafin e HAND­IKOS-it që më kanë ndih­mu në çdo hap, koor­di­na­toren e pro­jek­tit, asis­tentin e edhe nënën time.

Unë dua të për­c­jell veë një porosi për të gjithë fëmi­jët me aftësi të kufizuara: të avokoni për qas­je, arsim­im, inte­grim në shoqëri e barazi kudo. Ne mer­i­to­jmë të jemi të lum­tur sikurse gjithë fëmi­jët e botës e të na plotë­so­hen gjitha kushtet.

S’po e zgjas më shumë, sepse po e shoh që shoku im, Loriku, me pa durim po pret që të dalë edhe ai këtu e të ju kallëx­o­jë shumë anë nga jeta e tij.

0 Comments

Postime të ngjashme