Anëtarja e HANDIKOS’it, Festina Veselaj punësohet në MONEGO
- Published:18/10/2019
- By Test Test
- Category: Storie Suksesi
Festina Veselaj, anëtare disa vjeçare e HANDIKOS’it nga tash do të jetë pjesë e stafit të MONEGO‑s, institucionit financiar jo-bankar të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës.
Punësimi i Festinës ka rezultuar pas një bashkëpunimi të mirëfilltë ndërmjet HANDIKOS-it dhe MONEGO‑s.
Festina Veselaj do të angazhohet tek sektori i thirrjeve në MONEGO.
Ajo ka treguar se ndihet shumë mirë me këtë punë që i është ofruar dhe se do ta bëjë me shumë qejf.
Falënderojmë MONEGO’n për këtë bashkëpunim të frytshëm.