Drejtori i HANDIKOS’it, Afrim Maliqi zhvillon takime me shoqata të ndryshme në Finlandë
- Published:19/10/2019
- By Test Test
- Category: Aktivitetet
Drejtori i HANDIKOS’it, z.Afrim Maliqi po qëndron në një vizitë zyrtare në shtetin e Finlandës.
Z.Maliqi ka realizuar takime të shumta me shoqata partnere që implementojnë projekte të përbashkëta, me të cilat HANDIKOS bashkëpunon dhe mbështetet për shumë vite me radhë.
Po ashtu, z.Maliqi u takua edhe me përfaqësues shoqatash tjera me rëndësi, me qëllim të krijimit të bashkëpunimit mes vete.
Kjo mbështetje prej shoqatave të Finlandës, ndaj personave me aftësi të kufizuara në Kosovë vije falë aktivistit të të drejtave të njeriut, Kalle Konkollës, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.
Me këtë rast, ekipi i HANDIKOS’it bëri homazhe tek varri i tij.