Shoqa­ta e Para­plegjikëve dhe Fëmi­jëve të Par­al­izuar të Kosovës (këtu e tut­je Hand­iKOS) është themelu­ar në vitin 1983 me objek­tivin krye­sor për të arrit­ur njo­hjen dhe pjesë­mar­rjen e plotë të per­son­ave me aftësi të kufizuara në shoqëri.HandiKOS aktivisht mbron në niv­el lokal dhe qen­dror të drej­tat e per­son­ave me aftësi të kufizuara. Hand­iKOS në kuadër të pro­jek­tit “Pro­movi­mi i paran­dalim­it te dhunës në të gjitha mjedis­et ndaj fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në Kosovë” i cili real­i­zo­het në part­ner­itet me Save the Chil­dren Zyra në Kosovë me financim nga Qev­e­ria e Suedisë (SIDA), dhe ka për qël­lim që të pro­movo­jë mbro­jt­jen e fëmi­jëve me aftësi të kufizuara dhe për­mirësimin e qev­eris­jes me të drej­tat e fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në Kosovë.


Qël­li­mi i përgjithshëm

Përmes hulum­tim­it “Iden­ti­fiki­mi i prob­le­meve dhe nevo­jave speci­fike mbi dhunën ndaj fëmi­jëve me aftësi të kufizuara”, të real­izuar gjatë vitit të parë të këtij pro­jek­ti, Hand­iKOS ka gje­tur se ofrue­sit e shër­bimeve (mirëqe­nie sociale, edukim dhe shën­de­tësi)  kanë njo­huri të lim­i­tu­ara rreth llo­jeve të ndryshme të aftë­sisë së kufizuar dhe kanë mungesë të njo­hurive dhe shkathtë­sive rreth teknikave të ndryshme të komu­nikim­it që mund të për­doren për të komu­nikuar me fëmi­jët me aftësi të kufizuara që kanë vështirësi në komunikim.

Për këtë qël­lim ne jemi duke kërkuar një ekspert lokal i cili do të zhvil­lo­jë një sesion infor­mues me qël­lim të rrit­jes së të kup­tuar­it dhe njo­hurive të ofruesve të shër­bimeve dhe pro­fe­sion­istëve rreth llo­jeve të ndryshme të aftë­sisë së kufizuar dhe teknikave të ndryshme të komunikimit.

Në për­p­jek­je për të fuqizuar angazhimin pub­lik të prindërve të fëmi­jëve me aftësi të kufizuara, eksper­ti lokal do të angazho­het për të fasil­i­tu­ar dhe mbështe­tur anë­tarët e Gru­peve Avokuese të Prindërve bren­da Hand­iKOS, OJQ-të, ofrue­sit e shër­bimeve dhe stafin e pro­jek­tit për zhvil­lim­in e sesion­eve infor­muese dhe të propo­zo­jë inter­ven­ime për të tra­j­tu­ar nevo­jat dhe cësht­jet e iden­ti­fikuara, që do të imple­men­to­hen në vijim të projektit.


Për të shkarkuar konkursin e plotë klikoni KETU

0 Comments

Postime të ngjashme