
Zhvillimi është i mundur – kur ka mbështetje
- Published:05/05/2025
- By Test Test
- Category: Storie Suksesi
Lisi është një djalosh i mrekullueshëm që nisi rrugëtimin e tij me ne që në moshën 6‑vjeçare. Ai filloi të marrë mbështetje psikologjike dhe fizioterapeutike në qendrën tonë, dhe sot – në moshën 8 vjeçare është rast suksesi se si zhvillimi është i mundur, kur ka mbështetje të vazhdueshme.
Disa nga arritjet e Lisit përgjatë dy viteve fokusohen në:
-Përmirësimin fizik;
Seancë pas seance, Lisi ka forcuar muskujt, është bërë më fleksibël dhe më i qëndrueshëm. Tonusi muskulor është përmirësuar ndjeshëm, balanca dhe ecja janë stabilizuar, dhe ai tashmë lëviz me më shumë siguri dhe liri.
-Rritje emocionale dhe sociale:
Sot, 8 vjeçari ka përqendrim më të mirë, është emocionalisht më i qetë, shprehet me më shumë lehtësi dhe bashkëpunon pozitivisht me të tjerët. Loja, komunikimi dhe ndërveprimi janë bërë pjesë e natyrshme e përditshmërisë së tij.
-Progres i dukshëm në shkollë:
Një nga arritjet më të mëdha të Lisit është fakti se ai tani ndjek mësimet në shkollë të rregullt, pa praninë dhe asistimin e prindit. Ky hap tregon një rritje të jashtëzakonshme në vetëbesim, siguri psiko-fizike dhe përshtatje sociale.
-Zëri i prindit:
Nëna e Lisit flet me emocione për rrugëtimin e djalit të saj, duke shprehur mirënjohje të thellë për progresin e bërë dhe shpresën që ai të vazhdojë të përfitojë nga shërbimet e HANDIKOS.
HANDIKOS me përkushtim, na baza ditore vazhdon të ofrojë shërbime sociale , ku aktualisht përfitues janë 41 fëmijë me aftësi të kufizuara nga regjioni i Prishtinës, ndërkaq këto shërbime po mbështeten nga Ministria e Drejtësisë dhe Komuna e Prishtinës.
(Lisi — është emër imagjinar i vendosur nga ne, për të mbrojtur privatësinë e fëmijës).