Grupi i Fëmijëve me aftësi të kufizuara ‘‘Hëna’’, dje qëndruan në qytetin e Mitrovicës.
Në kuadër të takimeve mujore, ata vizituan shkollën fillore ‘Bedri Gjinaj’ ku u diskutua rëndësia e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në aktivitete sportive në shkollë.
Po ashtu, u përmenden edhe barrierat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në mjedise të shkollës të cilat ua vështirësojnë pjesëmarrjen e tyre në ato aktivitete.
Pas bashkëbisedimit, fëmijët patën rastin të relaksohen në ambientet e bukura të qytetit.