HANDIKOS letër të hapur partive politike, kërkon zotimin e tyre para zgjedhjeve
- Published:19/01/2021
- By Kaltërina Misini
- Category: Aktivitetet
Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS sot u ka nisur një letër të hapur subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, përmes së cilës kërkojmë zotimet e tyre për përfshirjen e çështjeve të personave me aftësi të kufizuara në programet qeverisëse.
Përmes këtij dokumenti kërkojmë që subjektet politike t’i kushtojnë vëmendjen e duhur personave me aftësi të kufizuara.
Duke publikuar deklaratën e zotimit për partitë politike, HANDIKOS rendit pikat prioritare për të cilat partitë duhet të zotohen duke dhënë nënshkrimin e tyre.
Letra e plotë:
http://handi-kos.org/wp-content/uploads/2004/03/HANDIKOS-leter-per-subjektet-politike.pdf