HANDIKOS – Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës rishpall thirrjen për angazhimin e një një ekspert/e për të zhvilluar një analizë gjithëpërfshirëse për qëllime avokuese.
Kjo thirrje është në kuadër të projektit “Handikos for Child Rights-H4CR”, i cili implementohet në partneritet me Save the Children Kosova dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA).
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e‑mail adresën: handikos@handi-kos.org
cc: nora.simitciu@handi-kos.org, deri më datë 09 nëntor 2023, ora 17:00.
Termat e Referencës
HYRJE
HANDIKOS, “Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës” është krijuar si reagim ndaj gjendjes së vështirë në të cilën gjenden personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, e themeluar nga dhe për personat me aftësi të kufizuara, me aktivitete të pandërprera që nga viti 1983.
Si organizatë përfaqëson, përkrahë dhe punon për dhe me personat me aftësi të kufizuar përmes avokimit dhe lobimit. Ofron shërbime të ndryshme përmes rrjetit të shtrirë në gjithë Kosovën dhe promovon barabarësinë, jetën e pavarur dhe me dinjitet për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.
- INFORMATA TË PËRGJITHSHME
HANDIKOS në partneritet me Save the Children në Kosovë është duke implementuar projektin “Handikos for Child Rights-H4CR”, i cili financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA). Përmes këtij projekti HANDIKOS synon ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e fëmijëve me Aftësi të Kufizuara.
- OBJEKTIVA E DETYRËS
HANDIKOS kërkon të angazhojë një ekspert/e për të zhvilluar një analizë gjithëpërfshirëse për qëllime avokuese. Objektivë kryesore e kësaj detyre është të analizojë një perspektivë ligjore për përfshirjen e aftësisë së kufizuar në iniciativat e qëndrueshmërisë mjedisore që synojnë fëmijët.
Eksperti do të jetë përgjegjës për kryerjen e një analize të plotë që identifikon kornizat ligjore, politikat dhe rregulloret që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë mjedisore dhe ndërthurjen e tyre me konsideratat e aftësisë së kufizuar, duke përfshirë edhe perspektivën e të drejtave të fëmijëve.
Kjo analizë do të shërbejë si një burim themelor për të udhëhequr zhvillimin e programit të HANDIKOS-it, përpjekjet e avokimit, si dhe materialet edukative dhe avokuese.
- KUALIFIKIMI
Kandidati duhet të posedoj këto aftësi dhe kompetenca:
- Diplomë/ kualifikim në juridik/drejtësi;
- Njohuri dhe ndjeshmëri për çështjet e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, parimeve të gjithëpërfshirjes dhe çështjet mjedisore;
- Përvojë të gjerë në hartimin dhe realizimin e vlerësimeve të nevojave dhe detyrave të ngjashme;
- Aftësi për të prodhuar raporte të shkruara mirë, në format të lehtë për lexuesin, duke dëshmuar shkathtësi të shkëlqyeshme analitike dhe të komunikimit.
- Është prioritet të ketë njohuri në çështje mjedisore.
- DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Rishikimi/analizimi i kuadrit ligjor ekzistues lidhur me politikat për përfshirjen e aftësisë së kufizuar në iniciativat e qëndrueshmërisë mjedisore në 5 vitet e fundit si dhe identifikimi i fushave që kërkojnë përmirësim për të promovuar të drejtat dhe përfshirjen e individëve me aftësi të kufizuara;
• Identifikimi i mangësive, sfidave dhe fushave për përmirësim brenda kuadrit ligjor, duke marrë parasysh qëndrueshmërinë mjedisore dhe ndërthurjen e tyre me perspektivë e aftësisë së kufizuar;
• Sigurimi i një raporti gjithëpërfshirës që përshkruan gjetjet dhe rekomandimet për përmirësimin e kuadrit ligjor; Rekomandime të hulumtuara mirë që synojnë institucionet qeveritare, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.
- ANGAZHIMI I ESKPERTIT/ES
Eksperti/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me HANDIKOS.
Ai/ajo do të angazhohet për 5 ditë në periudhën kohore prej një muaj dhe pritet të dorëzojë: Një analizë gjithëpërfshirëse (afërsisht 10–15 faqe) që mbulon temat e përmendura në seksionin “Detyrat dhe Përgjegjësitë”.
Detyra | Kohëzgjatja |
Angazhimi i ekspertit për analizë të kuadrit ligjor në aspektin e aftësisë së kufizuar dhe qëndrueshmërisë mjedisore | 5 ditë |
- KUSHTET E PAGESËS
Pagesa e ekspertit/es do të bëhet sipas ofertës përkatëse për kryerjen e shërbimeve, që do të lëshohet nga ai/ajo, pas finalizimit të dokumentit/raportit.
HANDIKOS do të realizoj pagesën në Euro, shuma bruto për ditët e punës (nga të cilat do të ndalet tatimi në fitim dhe kontributi pensional sipas ligjeve në fuqi në Kosovë).
HANDIKOS rezervon të drejtën e negociimit të propozimit financiar.
- PROCEDURA PËR APLIKIM
- Metolodologji e punës për këtë angazhim/analizë (max. 3 faqe);
- Curriculum Vitae (CV) (max.3 faqe);
- Propozimi financiar.
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e‑mail adresën: handikos@handi-kos.org
cc: nora.simitciu@handi-kos.org
Ju lutem, shkruani në subjekt Aplikimi për “Ekspert për analizimin e kuadrit ligjor nga perspektiva e aftësisë së kufizuar dhe qëndrueshmërisë mjedisore”.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 09 nëntor 2023, ora 17:00.
Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!
Pas përzgjedhjes Ekperti/ja i përzgjedhur duhet të dërgojë:
- Dokumentin/ Dëshminë që nuk është nën hetime.
- Poashtu duhet të nënshkruaj Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të HANDIKOS dhe Rregulloren mbi Parandalimin e Shfrytëzimit dhe Abuzimit Seksual — PSHAS dhe t’u përmbahen kushteve dhe kritereve të tyre.