HANDIKOS po kërkon ekspert për vlerësim të kapaciteteve
- Published:25/10/2021
- By Kaltërina Misini
- Category: Shpallje
Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës — HANDIKOS po kërkon një ekspert që do të zhvillojë një punëtori tre ditore me stafin e organizatës HANDIKOS, me qëllim të vlerësimit të kapaciteteve të tyre përmes Instrumentit OCA, dokument i organizatës Save the Children.
Të interesuarit, aplikacionet mund t’i dorëzojnë në formë elektronike në emailin handikos@handi-kos.org, me subjektin ‘’Application_OCA’’, apo fizikisht të vendosura në zarf me mbishkrimin e njëjtë, në zyret e HANDIKOS në Rr. “Nekibe Kelmendi”, Veternik, Prishtinë, deri më datë 31.10.2021.
Më poshtë gjeni termat e referencës: