HANDIKOS po kërkon një ekspert/e apo kompani për punëtorinë për mësime të nxëna
- Published:13/12/2021
- By Kaltërina Misini
- Category: Shpallje
Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve — HANDIKOS po kërkon një ekspert/e apo kompani i/e cili/a do jetë përgjegjës/e për fasilitimin e punëtorisë dy ditore me stafin e HANDIKOS si dhe përpilimin e një raporti përmbledhës i cili pasqyron mësimet e nxëna si dhe ofron rekomandime për përmirësim të mëtutjeshëm.
Qëllimi i punëtorisë është shtrirja e rezultateve të projektit ‘’ “Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset në Kosovë” në gjithë organizatën, duke identifikuar mësimet e nxëna si dhe nxjerrur rekomandimet për përmirësim.
Të interesuarit, aplikacionet mund t’i dorëzojnë në formë elektronike në handikos@handi-kos.org me subjektin ‘’HK_LE’’, apo fizikisht të vendosura në zarf me mbishkrimin “HK_LE”, në zyret e HANDIKOS në Rr. “Nekibe Kelmendi”, Veternik, Prishtinë, deri më datë 17/12/2021.
Më poshtë gjeni termat e referencës: