
Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS po kërkon një ekspert/e për hartimin e një dokumenti strategjik që do të udhëzojë OJQ-të mbi avokimin efektiv për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara gjatë krizave të ndryshme, si luftërat, fatkeqësitë natyrore, ndërprerjet e papritura të fondeve, pandemitë dhe situata të tjera të ngjashme.
Kjo thirrje është në kuadër të projektit “HANDIKOS for Child Rights- H4CR”, të cilin e zbatojmë në partneritet me Save the Children dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA).
Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e nevojshme në gjuhën shqipe, deri më datë 25.04.2025, përmes email adresës handikos@handi-kos.org dhe cc: nora.simitciu@handi-kos.org, antika.maksutaj@handi-kos.org;
Termat e referencës më poshtë:
Ekspert/e për hartim të dokumentit
HYRJE
HANDIKOS, “Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës” është krijuar si reagim
ndaj gjendjes së vështirë në të cilën gjenden personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, e themeluar
nga dhe për personat me aftësi të kufizuara, me aktivitete të pandërprera që nga viti 1983.
Si organizatë përfaqëson, përkrahë dhe punon për dhe me personat me aftësi të kufizuar përmes
avokimit dhe lobimit. Ofron shërbime të ndryshme përmes rrjetit të shtrirë në gjithë Kosovën dhe
promovon barabarësinë, jetën e pavarur dhe me dinjitet për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.
I.
INFORMATA TË PËRGJITHSHME
HANDIKOS në partneritet me Save the Children në Kosovë është duke implementuar projektin
“Handikos for Child Rights-H4CR”, i cili financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim
Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA). Përmes këtij projekti HANDIKOS synon ngritjen e kapaciteteve
dhe fuqizimin e fëmijëve me Aftësi të Kufizuara.
II.
OBJEKTIVA E DETYRËS
HANDIKOS kërkon të angazhojë një ekspert/e për hartimin e një dokumenti strategjik që do të udhëzojë
OJQ-të mbi avokimin efektiv për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara gjatë krizave të ndryshme, si
luftërat, fatkeqësitë natyrore, ndërprerjet e papritura të fondeve, pandemitë dhe situata të tjera të
ngjashme.
Ky dokument synon që të:
Pajisë OJQ-të me strategji të avancuara avokimi për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me
aftësi të kufizuara gjatë krizave politike, sociale apo natyrore;
Ofrojë udhëzime të qarta dhe të detajuara për reagimin e menjëhershëm gjatë krizave. Kjo
përfshin identifikimin e mjeteve dhe burimeve të nevojshme për të avokuar për mbrojtjen e
fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe përfshirjen e tyre në shërbime (shëndetësore, arsimore,
sociale, etj);
Ofron mekanizma të përgjigjes së shpejtë për mobilizimin e burimeve;
Përfshin udhëzime për monitorimin e veprimeve të shtetit dhe raportimin mbi përmbushjen e
angazhimeve për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, në përputhje me Konventën për të
Drejtat e Fëmijës (CRC) e cila njihet nga Kushtetuta e Kosovës. Kjo Konventë obligon shtetin për
t’iu përgjigjur fëmijëve në kohë krize, duke garantuar mbrojtjen, përfshirjen dhe qasjen e tyre në
shërbimet thelbësore në situata emergjente;
Siguron që OJQ-të të jenë të përgatitura për të ndikuar në politikat emergjente dhe për të
garantuar mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në situata të krizës.
Dardania 4/7 lam.D‑2, Prishtinë www.handi-kos.org E‑mail: handikos@handi-kos.org, Prishtinë , Kontakt::/+383 45/499–677 +38349/970 587
III. KUALIFIKIMI
Kandidati/ja duhet të ketë:
Eksperiencë në hartimin e dokumenteve strategjike për avokimin dhe të drejtat e fëmijëve;
Njohuri mbi kornizën ligjore të Kosovës dhe Konventave Ndërkombëtare;
Eksperiencë në monitorimin e politikave shtetërore dhe raportimin mbi të drejtat e fëmijëve;
Aftësi të shkëlqyera analitike dhe shkrimi profesional.
IV. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Eksperti/ja i/e angazhuar duhet të:
Hartojë dokumentin strategjik bazuar në kërkesat e HANDIKOS dhe në konsultim me ekipin e
projektit;
Integrojë praktikat më të mira ndërkombëtare për avokimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi
të kufizuara;
Përgatisë udhëzime praktike për OSHC-të mbi mobilizimin e burimeve;
Hartojë rekomandime për monitorimin e shtetit dhe raportimin mbi angazhimet për të drejtat e
fëmijëve me aftësi të kufizuara;
Finalizojë dhe dorëzojë dokumentin në format të redaktuar dhe të gatshëm për publikim.
V.
ANGAZHIMI I ESKPERTIT/ES
Eksperti/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me HANDIKOS.
Angazhimi do të bëhet gjatë muajit Prill 2025 në bazë ditore, ku do të përfshihet:
Detyra
Angazhimi i ekspertit/es për hartimin e dokumentit
Kohëzgjatja
7 ditë
VI.
KUSHTET E PAGESËS
Pagesa e ekspertit/es do të bëhet sipas ofertës përkatëse për kryerjen e shërbimeve, që do të lëshohet
nga ai/ajo, pas finalizimit të dokumentit/raportit.
HANDIKOS do të realizoj pagesën në Euro, shuma bruto për ditët e punës (nga të cilat do të ndalet tatimi
në fitim dhe kontributi pensional sipas ligjeve në fuqi në Kosovë).
HANDIKOS rezervon të drejtën e negociimit të propozimit financiar.
VII. -
PROCEDURA PËR APLIKIM
Metolodologji e punës për këtë angazhim; — -
Curriculum Vitae (CV) (max.3 faqe);
Propozimi financiar.
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e‑mail adresën: handikos@handi-kos.org
cc: nora.simitciu@handi-kos.org & antika.maksutaj@handi-kos.org
Ju lutem, shkruani në subjekt Aplikimi për: Ekspert/e për rritjen e kapaciteteve të OJQ-ve për të
mbrojtur të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuar gjatë krizave.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 25.04.2025 , ora 17:00.
Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!
Pas përzgjedhjes Eksperti/ja i përzgjedhur duhet të dërgojë: -
Dokumentin/ Dëshminë që nuk është nën hetime; -
Poashtu duhet të nënshkruaj Rregulloren mbi Parandalimin e Shfrytëzimit dhe Abuzimit Seksual
— PSHAS dhe t’u përmbahen kushteve dhe kritereve të tyre.