Shoqa­ta e Para­plegjikëve dhe Par­al­izës së Fëmi­jëve të Kosovës – HANDIKOS po kërkon një ekspert/e për orga­niz­imin e punë­torisë mbi Vlerësimin e Kapaciteteve Orga­ni­za­tive dhe Zhvil­lim­it të Kapaciteteve Orga­ni­za­tive (OCA dhe OCD).

Kjo punë­tori orga­ni­zo­het në kuadër të pro­jek­tit “Hand­ikos for Child Rights- H4CR”, i cili zba­to­het nga HANDIKOS, në part­ner­itet me Save the Chil­dren dhe finan­co­het nga Agjen­cia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkom­bë­tar dhe Zhvil­lim (SIDA).

Aplikan­tët e intere­suar duhet të dër­go­jnë doku­mentet e nevo­jshme në gjuhën shqipe, deri më datë 1 Nën­tor 2023, ora 17:00, përmes email adresës handikos@handi-kos.org dhe cc: nora.simitciu@handi kos.org me sub­jekt: Apliki­mi për “Ekspert për orga­niz­imin e punë­torisë mbi Vlerësimin e Kapaciteteve Orga­ni­za­tive dhe Zhvil­lim­it të Kapaciteteve Orga­ni­za­tive (OCA dhe OCD)”.

Ter­mat e ref­er­encës më poshtë: 

Shkarko

Ter­met e Referencës

Ekspert për orga­niz­imin e punë­torisë mbi Vlerësimin e Kapaciteteve Orga­ni­za­tive dhe Zhvil­lim­it të Kapaciteteve Orga­ni­za­tive (OCA dhe OCD)

HYRJE

HANDIKOS, “Shoqa­ta e para­plegjikëve dhe par­al­izës së fëmi­jëve të Kosovës” është kri­juar si reag­im ndaj gjend­jes së vështirë në të cilën gjen­den per­son­at me aftësi të kufizuara në Kosovë, e themelu­ar nga dhe për per­son­at me aftësi të kufizuara, me aktivitete të pandër­pre­ra që nga viti 1983.
Si orga­ni­za­të për­faqë­son, përkrahë dhe punon për dhe me per­son­at me aftësi të kufizuar përmes avokim­it  dhe lobim­it. Ofron shër­bime të ndryshme përmes rrjetit të shtrirë në gjithë Kosovën dhe pro­movon barabarës­inë, jetën e pavarur dhe me din­jitet për të gjithë per­son­at me aftësi të kufizuara.

  1. INFORMATA TË PËRGJITHSHME

HANDIKOS në part­ner­itet me Save the Chil­dren në Kosova/o është duke imple­men­tu­ar pro­jek­tin “Hand­ikos for Child Rights-H4CR”, i cili finan­co­het nga Agjen­cia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkom­bë­tar dhe Zhvil­lim (SIDA). Përmes këtij pro­jek­ti HANDIKOS syn­on ngrit­jen e kapaciteteve dhe fuqiz­imin e fëmi­jëve me Aftësi të  Kufizuara.

  1.  OBJEKTIVA E DETYRËS

Vlerësi­mi i Kapacitetit Orga­ni­za­tiv (OCA) është një pro­ces që kërkon të vlerë­so­jë kapacitetin e çdo orga­ni­zate në një gamë të gjerë temash. Objek­tivi i përgjithshëm i kon­sulencës është:

  • Kry­er­ja e një Vlerësi­mi të Kapacitetit Orga­ni­za­tiv duke fasil­i­tu­ar një punë­tori pjesë­mar­rëse përmes metodologjisë së për­shkru­ar në mjetin e Save the Chil­dren për OCA-në. Punë­to­ria syn­on të iden­ti­fiko­jë fushat për për­mirësim orga­ni­za­tiv për të arrit­ur rezul­tate të qëndrueshme;
  • Sig­uron doku­menta­cion të plotë gjatë gjithë punë­torisë dhe prod­hon një raport që përm­bledh rezultatet;
  • Ndih­mon me zhvil­lim­in e një plani të Zhvil­lim­it të Kapaciteteve Orga­ni­za­tive (OCD) për të adresuar fushat e iden­ti­fikuara në punëtori.
  1. KUALIFIKIMI

Kan­di­dati duhet të pose­doj këto aftësi dhe kompetenca:

  • Për­vo­jë në zhvil­lim­in e kapaciteteve të Orga­ni­zatave të Shoqërisë Civile (OSHC);
    • Njo­huri të mira të qev­eris­jes së brend­shme të OSHC-ve; menax­hi­mi i finan­cave të OSHC-ve; zhvil­lim­in e komu­nikim­it, rrjetëzim­it, mbled­hjes së fondeve dhe poli­tikave tjera rel­e­vante për zhvil­lim­in orga­ni­za­tiv të OSHC-ve;
    • Njo­huri dhe për­vo­jë në orga­niz­imin, lehtësimin dhe mba­jt­jen e punëtorive;
    • Diplomë në juridik, shken­ca poli­tike, poli­ti­ka pub­like, ekono­mi, soci­ologji ose fusha të ngjashme.

        IV. METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË KAPACITETIT ORGANIZATIV

OCA-ja dhe punë­to­ria mbi të duhet të për­doren si hapi i parë në pro­cesin e Zhvil­lim­it Orga­ni­za­tiv dhe duhet të përf­shi­jë për­faqë­sues të orga­ni­za­tës përmes një punë­to­rie që syn­on të shiko­jë sit­u­atën e përgjithshme në kohën e vlerësim­it dhe të iden­ti­fiko­jë sit­u­atën aktuale bren­da aspek­teve të ndryshme dhe të iden­ti­fiko­jë fushat e përmirësimit.

  • DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

•Lehtë­sue­si (fasil­i­ta­tori) duhet të kuptojë/analizojë mjetin e Vlerësim­it të Kapaciteteve Orga­ni­za­tive (OCA) dhe Kornizën e Zhvil­lim­it të Kapaciteteve Orga­ni­za­tive (Korniza OCD);

• Lehtë­sue­si duhet të zhvil­lo­jë mod­ulin e punë­torisë bazuar në kërke­sat e HANDIKOS dhe Udhëz­imeve për OCA/OCD të zhvil­lu­ara nga Save the Children;

• Lehtë­sue­si duhet të mba­jë një punë­tori 3 ditore me anë­tarët e orga­ni­za­tës për të kom­ple­t­u­ar Mjetin OCA dhe për të har­tu­ar kornizën OCD;

• Lehtë­sue­si duhet t’u përm­ba­het rreg­ullave të përf­shir­jes dhe trans­parencës dhe duhet të puno­jë me poli­tikat e HANDIKOS;

• Lehtë­sue­si duhet të rapor­to­jë për mbarë­va­jt­jen dhe përm­ba­jt­jen e punëtorisë;

•Lehtë­sue­si duhet të rishikoj dhe mira­toj mod­elin e Kornizës së OCD.

  • REZULTATET KRYESORE

• Lehtësi­mi dhe doku­men­ti­mi i plotë i punëtorisë;

• Har­ti­mi i rapor­tit gjithëpërf­shirës i cili përf­shin gjet­jet e OCA-së dhe reko­mandimet për zhvil­lim­in e vazh­dueshëm të kapaciteteve orga­ni­za­tive të dorëzuara bren­da 6 ditëve nga punëtoria;

• Plotësi­mi i mjetit të OCA-së në gjuhën angleze;

• Rapor­ti për­fundim­tar duke përf­shirë qël­lim­in e punë­torisë, metodologjinë e për­dorur, rezul­tatet e përgjithshme dhe reko­mandimet krye­sore për planin e zhvil­lim­it të kapaciteteve organizative;

• Për­gatit­ja njëdi­tore e Kornizës së OCD-së së bashku me HANDIKOS pas punëtorisë.

  • ANGAZHIMI I ESKPERTIT/ES

Eksperti/ja do të angazho­het me anë të një kon­trate për shër­bim me HANDIKOS.
Kon­tra­ta e detyrës do të jetë për 9 ditë pune bren­da afatit kohor prej një muaj.

Afati kohor para­prak për detyrat dhe përgjegjësitë:

DetyraKohëzg­jat­ja
Para­për­gatit­ja e punë­torisë dhe materialeve/ anal­iz­im me mjetin OCA2 ditë
Fasil­iti­mi i punë­torisë për har­timin e strategjisë avokuese3 ditë
Har­ti­mi i raportit3 ditë
Zhvil­li­mi i kornizës së OCD me HANDIKOS1 ditë
Totali i ditëve9 ditë
  • KUSHTET E PAGESËS

Page­sa e ekspertit/es do të bëhet sipas ofer­tës përkatëse për kry­er­jen e shër­bimeve, që do të lëshohet nga ai/ajo. Page­sa do të bëhet pas për­fundim­it me suk­ses të punë­torisë dhe dorëzim­it të doku­menteve finale nga HANDIKOS. 

HANDIKOS do të real­i­zoj pagesën në Euro, shu­ma bru­to për ditët e punës (nga të cilat do të ndalet tati­mi në fitim dhe kon­tribu­ti pen­sion­al sipas lig­jeve në fuqi në Kosovë)
HANDIKOS rez­er­von të drejtën e negoci­im­it të propozim­it financiar.

  1. PROCEDURA PËR APLIKIM
  • Letër intere­si që paraqet arsyet që ai/ajo është i/e për­sh­tat­shëm dhe ka njo­huri dhe ekspe­ri­encë për këtë angazhim (max.1 faqe);
  • Cur­ricu­lum Vitae (CV) (max.3 faqe);
  • Propoz­i­mi financiar.

Aplika­cionet duhet të dorë­zo­hen në for­më elek­tron­ike në e‑mail adresën: handikos@handi-kos.org

cc: nora.simitciu@handi-kos.org

Ju lutem, shkru­ani në sub­jekt Apliki­mi për Ekspert për orga­niz­imin e punë­torisë mbi Vlerësimin e Kapaciteteve Orga­ni­za­tive dhe Zhvil­lim­it të Kapaciteteve Orga­ni­za­tive (OCA dhe OCD)”.

Afati i fun­dit për dorëz­imin e aplika­cionit është 1 nën­tor 2023, ora 17:00.

Vetëm kan­di­datët e suk­sesshëm do të kontaktohen!

Pas përzg­jed­hjes Ekperti/ja i përzg­jed­hur duhet të dërgojë:

  • Dokumentin/ Dësh­minë që nuk jeni nën hetime.
  • Poash­tu duhet të nën­shkru­aj Poli­tikën e Mbro­jt­jes së Fëmi­jëve të HANDIKOS dhe Rreg­ul­loren mbi Paran­dal­im­in e Shfry­tëzim­it dhe Abuzim­it Sek­su­al — PSHAS dhe t’u përm­ba­hen kushteve dhe kritereve të tyre.
0 Comments

Postime të ngjashme