HANDIKOS po kërkon një ekspert/e për trajnimin ”Përdorimi i mediave në Avokim”
- Published:13/07/2023
- By Kaltërina Misini
- Category: Shpallje
Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS po kërkon një ekspert/e lehtësues/e për trajnimin për ‘Përdorimi i mediave në avokim’, i cili do të mbahet me grupin avokues të fëmijëve me aftësi të kufizura ‘’Hëna’’.
Ky trajnim organizohet në kuadër të projektit “Shërbimet e Rehabilitimit të Bazuar në Bashkësi (RBB) për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara janë Fuqizuar dhe të Qëndrueshme”, i cili zbatohet nga HANDIKOS, në partneritet me Zyrën e UNICEF’it në Kosovë, mbështetur nga USAID Kosova.
Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e nevojshme në gjuhën shqipe, deri më datë 19 Korrik 2023, ora 17:00, përmes email adresës handikos@handi-kos.org dhe cc: gresa.stublla@handi-kos.org me subjekt ‘’Përdorimi i mediave në avokim’’.
Termat e referencës më poshtë: