Shoqa­ta e Para­plegjikëve dhe e Par­al­izës së Fëmi­jëve të Kosovës – HANDIKOS rish­pal­lë thirrjen për angazhimin e një trajneri/e  për har­timin dhe mba­jt­jen e tra­jnim­it për grupin avokues të fëmijëve“Hëna” mbi temën Civic Space/ Hapësira Qytetare.

Aplikan­tët e intere­suar duhet të dër­go­jnë doku­mentet e nevo­jshme në gjuhën shqipe, deri më datë 30 Nën­tor 2023, ora 17:00, përmes email adresës handikos@handi-kos.org dhe cc: nora.simitciu@handi-kos.org me sub­jekt: “Tra­jn­imin mbi Civic Space/Hapësira Qytetare”.

Ter­mat e ref­er­encës më poshtë:

Shkarko

  1. HYRJE

HANDIKOS, “Shoqa­ta e para­plegjikëve dhe par­al­izës së fëmi­jëve të Kosovës” është kri­juar si reag­im ndaj gjend­jes së vështirë në të cilën gjen­den per­son­at me aftësi të kufizuara në Kosovë, e themelu­ar nga dhe për per­son­at me aftësi të kufizuara, me aktivitete të pandër­pre­ra që nga viti 1983. Si orga­ni­za­të për­faqë­son, përkrahë dhe punon për dhe me per­son­at me aftësi të kufizuar përmes avokim­it­d­he lobim­it. Ofron shër­bime të ndryshme përmes rrjetit të shtrirë në gjithë Kosovën dhe pro­movon barabarës­inë, jetën e pavarur dhe me din­jitet për të gjithë per­son­at me aftësi të kufizuara.

II.          INFORMATA TË PËRGJITHSHME

HANDIKOS në part­ner­itet me Save the Chil­dren në Kosovë/o është duke imple­men­tu­ar pro­jek­tin “Hand­ikos for Child Rights-H4CR”, i cili finan­co­het nga Agjen­cia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkom­bë­tar dhe Zhvil­lim (SIDA). Përmes këtij pro­jek­ti HANDIKOS syn­on ngrit­jen e kapaciteteve dhe fuqiz­imin e fëmi­jëve me Aftësi të Kufizuara.

III.            OBJEKTIVA E DETYRËS

HANDIKOS kërkon të angazho­jë një trajner/e për har­timin dhe mba­jt­jen e tra­jnim­it për grupin avokues të fëmijëve“Hëna” mbi temën Civic Space/ Hapësira Qytetare.

  1. Tra­jn­i­mi duhet të inko­r­poroj një kup­tim më të thel­lë të ter­mit “Hapësira Qytetare” dhe rëndë­sisë së tij duke u fokusuar në kon­tek­stin speci­fik në të cilin oper­on Grupi “Hëna”, grup jofor­mal dhe avokues i fëmi­jëve, duke e përf­shirë qas­jen e fëmi­jëve si qyte­tarë aktiv në hapësirën qytetare në Kosovë;
  2. Tra­jn­i­mi duhet të ofro­jë udhëz­ime mbi strategji dhe prak­ti­ka efek­tive të avokim­it bren­da kon­tek­stit të “Hapësirës Qytetare”, duke e përf­shirë mje­disin për veprim të OshC-ve në Kosovë, me theks te veçan­të te gru­pet joformale;
  3. Tra­jn­i­mi duhet të foku­so­het në ngrit­jen e kapaciteteve të fëmi­jëve të grupit “Hëna”, duke i pajisur ata me aftësi dhe njo­huri të nevo­jshme për të drej­tat e tyre poli­tike dhe civile dhe për të vepru­ar në mënyrë efek­tive në zgjer­im­in e “Hapësirës Qytetare” për fëmi­jët me aftësi të kufizuar në Kosovë.
Text Box: *Grupi Avokues i Fëmijëve me Aftësi   të   Kufizuara   “Hëna”   është   grup   jo   formal   i   themeluar nga HANDIKOS që nga viti 2017, i cili që nga themelimi ka për mision të garantoj të drejtat e fëmijëve për fëmijët me aftësi të kufizuara.   HËNA përfaqëson nevojat e fëmijëve në nivel lokal dhe qendror, për më tepër është aktivisht i përfshirë në të gjitha proceset e HANDIKOS.

IV.          KUALIFIKIMI

  • Diplomë Uni­ver­sitare në shken­ca sociale ose fusha të ngjashme; 
    • Njo­huri dhe ndjesh­mëri për çësht­jet e mje­dis­it të favor­shëm për OshC-të në Kosovë, gru­pet jofor­male, të drej­tave të fëmi­jëve, speci­fik­isht të drej­tat poli­tike dhe civile si qyte­tar aktiv të shoqërisë me theks të veçan­të për fëmi­jët me aftësi të kufizuara;
    • Për­vo­jë të mëparshme për ofrim të tra­jn­imeve në tema dhe kon­tekst të ngjajshëm;
    • Aftësi të mira dhe ças­je të sig­urtë komu­niki­mi me fëmi­jët dhe të rinjtë;
    • Ndërgjegjësi­mi kul­tur­or dhe ndjesh­mëria ndaj çësht­jes së aftë­sisë së kufizuar.
  • V.          DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Zhvil­li­mi i pro­gramit dhe metodologjisë tra­jnuese 1‑ditore në gjuhë miqë­sore për fëmi­jët mbi “Civic Space/Hapësira Qytetare”; 
    • Lehtë­son dhe mbanë tra­jn­imin siç është rënë dako­rd me ekipin e pro­jek­tit të HANDIKOS dhe part­nerët e projektit;
    • Të bashkëpuno­jë me ekipin e pro­jek­tit për të ven­do­sur objek­tivin, metodologjinë dhe përmbajtjen;
    • Për­gatit mate­ri­alet /prezantimet/ në për­puth­je me moshën e pjesëmarrësve;
    • Për­gatit raportin e tra­jnim­it në gjuhën shqipe.
  • VI.          ANGAZHIMI I TRAJNERIT/ES

Trajneri/ja do të angazho­het me anë të një kon­trate për shër­bim me HANDIKOS.

Angazhi­mi do të bëhet gjatë mua­jit nën­tor 2023 në bazë ditore, ku do të përf­shi­hen aktivitetet e mëposhtme:

DetyraKohëzg­jat­ja
Para­për­gatit­ja e metodologjisë së tra­jnim­it  dhe materialeve1.5 ditë
Zhvil­li­mi i tra­jnim­it mbi “Civic Space/ Hapësira Qytetare”1 ditë
Final­iz­i­mi dhe dorëz­i­mi i rapor­tit të tra­jnim­it tek HANDIKOS0.5 ditë
Totali i ditëve3 ditë

VII.          KUSHTET E PAGESËS

Page­sa e trajnerit/es do të bëhet sipas faturës përkatëse për kry­er­jen e shër­bimeve, që do të lëshohet nga ai/ajo. Page­sa do të bëhet pas për­fundim­it me suk­ses të tra­jnim­it dhe dorëzim­it të doku­menit final të aprovuar nga HANDIKOS.

HANDIKOS do të real­i­zoj pagesën në Euro, shu­ma bru­to për ditët e punës (nga të cilat do të ndalet tati­mi në fitim dhe kon­tribu­ti pen­sion­al sipas lig­jeve në fuqi në Kosovë).

  • Shpen­zimet e ushqim­it gjatë punë­torisë do t’i mbu­lo­jë HANDIKOS. 
    • Data ten­ta­tive e punë­torisë: bazuar në mar­rëvesh­je reciproke
    • Ven­di: Qen­dra e Resur­se­ve e HANDIKOS, Vet­ernik, Prishtinë

HANDIKOS rez­er­von të drejtën e negoci­im­it të propozim­it financiar.

VIII.          PROCEDURA PËR APLIKIM

  • Një CV e përditë­suar (Mak­si­mu­mi 3 faqe); 
    • Kon­cep­ti i trajnimit/Propozimi teknik;
    • Propoz­i­mi financiar.

Aplika­cionet duhet të dorë­zo­hen në for­më elek­tron­ike në e‑mail adresën: handikos@handi-kos.org cc: nora.simitciu@handi-kos.org

Ju lutem, shkru­ani në sub­jekt Apliki­mi për Tra­jn­imin mbi Civic Space/Hapësira Qytetare” 

Afati i fun­dit për dorëz­imin e aplika­cionit është 30 nën­tor 2023, ora 17:00. Vetëm kan­di­datët e suk­sesshëm do të kontaktohen!

Pas përzg­jed­hjes, Trajneri/ja i/e përzg­jed­hur duhet të dërgojë:

Dokumentin/ Dësh­minë që nuk është nën hetime.

  • Të nën­shkru­aj Poli­tikën e Mbro­jt­jes së Fëmi­jëve të HANDIKOS dhe Rreg­ul­loren mbi Paran­dal­im­in e Shfry­tëzim­it dhe Abuzim­it Sek­su­al — PSHAS dhe t’u përm­ba­hen kushteve dhe kritereve të tyre.
0 Comments

Postime të ngjashme