Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS kërkon të angazhojë një trajner/e për hartimin dhe mbajtjen e trajnimit për grupin avokues të fëmijëve“Hëna” mbi temën Civic Space/ Hapësira Qytetare.
Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e nevojshme në gjuhën shqipe, deri më datë 26 Nëntor 2023, ora 17:00, përmes email adresës handikos@handi-kos.org dhe cc: nora.simitciu@handi-kos.org me subjekt: “Trajnimin mbi Civic Space/Hapësira Qytetare”.
Termat e referencës më poshtë:
- HYRJE
HANDIKOS, “Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës” është krijuar si reagim ndaj gjendjes së vështirë në të cilën gjenden personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, e themeluar nga dhe për personat me aftësi të kufizuara, me aktivitete të pandërprera që nga viti 1983. Si organizatë përfaqëson, përkrahë dhe punon për dhe me personat me aftësi të kufizuar përmes avokimitdhe lobimit. Ofron shërbime të ndryshme përmes rrjetit të shtrirë në gjithë Kosovën dhe promovon barabarësinë, jetën e pavarur dhe me dinjitet për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.
II. INFORMATA TË PËRGJITHSHME
HANDIKOS në partneritet me Save the Children në Kosovë/o është duke implementuar projektin “Handikos for Child Rights-H4CR”, i cili financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA). Përmes këtij projekti HANDIKOS synon ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e fëmijëve me Aftësi të Kufizuara.
III. OBJEKTIVA E DETYRËS
HANDIKOS kërkon të angazhojë një trajner/e për hartimin dhe mbajtjen e trajnimit për grupin avokues të fëmijëve“Hëna” mbi temën Civic Space/ Hapësira Qytetare.
- Trajnimi duhet të inkorporoj një kuptim më të thellë të termit “Hapësira Qytetare” dhe rëndësisë së tij duke u fokusuar në kontekstin specifik në të cilin operon Grupi “Hëna”, grup joformal dhe avokues i fëmijëve, duke e përfshirë qasjen e fëmijëve si qytetarë aktiv në hapësirën qytetare në Kosovë;
- Trajnimi duhet të ofrojë udhëzime mbi strategji dhe praktika efektive të avokimit brenda kontekstit të “Hapësirës Qytetare”, duke e përfshirë mjedisin për veprim të OshC-ve në Kosovë, me theks te veçantë te grupet joformale;
- Trajnimi duhet të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve të fëmijëve të grupit “Hëna”, duke i pajisur ata me aftësi dhe njohuri të nevojshme për të drejtat e tyre politike dhe civile dhe për të vepruar në mënyrë efektive në zgjerimin e “Hapësirës Qytetare” për fëmijët me aftësi të kufizuar në Kosovë.
IV. KUALIFIKIMI
- Diplomë Universitare në shkenca sociale ose fusha të ngjashme;
- Njohuri dhe ndjeshmëri për çështjet e mjedisit të favorshëm për OshC-të në Kosovë, grupet joformale, të drejtave të fëmijëve, specifikisht të drejtat politike dhe civile si qytetar aktiv të shoqërisë me theks të veçantë për fëmijët me aftësi të kufizuara;
- Përvojë të mëparshme për ofrim të trajnimeve në tema dhe kontekst të ngjajshëm;
- Aftësi të mira dhe çasje të sigurtë komunikimi me fëmijët dhe të rinjtë;
- Ndërgjegjësimi kulturor dhe ndjeshmëria ndaj çështjes së aftësisë së kufizuar.
- V. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Zhvillimi i programit dhe metodologjisë trajnuese 1‑ditore në gjuhë miqësore për fëmijët mbi “Civic Space/Hapësira Qytetare”;
- Lehtëson dhe mbanë trajnimin siç është rënë dakord me ekipin e projektit të HANDIKOS dhe partnerët e projektit;
- Të bashkëpunojë me ekipin e projektit për të vendosur objektivin, metodologjinë dhe përmbajtjen;
- Përgatit materialet /prezantimet/ në përputhje me moshën e pjesëmarrësve;
- Përgatit raportin e trajnimit në gjuhën shqipe.
- VI. ANGAZHIMI I TRAJNERIT/ES
Trajneri/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me HANDIKOS.
Angazhimi do të bëhet gjatë muajit nëntor 2023 në bazë ditore, ku do të përfshihen aktivitetet e mëposhtme:
Detyra | Kohëzgjatja |
Parapërgatitja e metodologjisë së trajnimit dhe materialeve | 1.5 ditë |
Zhvillimi i trajnimit mbi “Civic Space/ Hapësira Qytetare” | 1 ditë |
Finalizimi dhe dorëzimi i raportit të trajnimit tek HANDIKOS | 0.5 ditë |
Totali i ditëve | 3 ditë |
VII. KUSHTET E PAGESËS
Pagesa e trajnerit/es do të bëhet sipas faturës përkatëse për kryerjen e shërbimeve, që do të lëshohet nga ai/ajo. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të trajnimit dhe dorëzimit të dokumenit final të aprovuar nga HANDIKOS.
HANDIKOS do të realizoj pagesën në Euro, shuma bruto për ditët e punës (nga të cilat do të ndalet tatimi në fitim dhe kontributi pensional sipas ligjeve në fuqi në Kosovë).
- Shpenzimet e ushqimit gjatë punëtorisë do t’i mbulojë HANDIKOS.
- Data tentative e punëtorisë: 30 nëntor 2023 (bazuar në marrëveshje reciproke)
- Vendi: Qendra e Resurseve e HANDIKOS, Veternik, Prishtinë
HANDIKOS rezervon të drejtën e negociimit të propozimit financiar.
VIII. PROCEDURA PËR APLIKIM
- Një CV e përditësuar (Maksimumi 3 faqe);
- Koncepti i trajnimit/Propozimi teknik;
- Propozimi financiar.
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e‑mail adresën: handikos@handi-kos.org cc: nora.simitciu@handi-kos.org
Ju lutem, shkruani në subjekt Aplikimi për “Trajnimin mbi Civic Space/Hapësira Qytetare”
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 26 nëntor 2023, ora 17:00. Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!
Pas përzgjedhjes, Trajneri/ja i/e përzgjedhur duhet të dërgojë:
Dokumentin/ Dëshminë që nuk është nën hetime.
- Të nënshkruaj Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të HANDIKOS dhe Rregulloren mbi Parandalimin e Shfrytëzimit dhe Abuzimit Seksual — PSHAS dhe t’u përmbahen kushteve dhe kritereve të tyre.