Shoqa­ta e Para­plegjikëve dhe Fëmi­jëve të Par­al­izuar të Kosovës (këtu e tut­je Hand­iKOS) është themelu­ar në vitin 1983 me objek­tivin krye­sor për të arrit­ur njo­hjen dhe pjesë­mar­rjen e plotë të per­son­ave me aftësi të kufizuara në shoqëri. Hand­iKOS aktivisht lobon për dhe mbron në niv­el lokal dhe qen­dror të drej­tat e per­son­ave me aftësi të kufizuara. Hand­iKOS, në kuadër të pro­jek­tit “Pro­movi­mi i paran­dalim­it të dhunës në të gjitha mjedis­et ndaj fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në Kosovë”, i cili real­i­zo­het në part­ner­itet me Save the Chil­dren Zyra në Kosovë me financim nga Qev­e­ria e Suedisë (SIDA), ka për qël­lim që të pro­movo­jë mbro­jt­jen e fëmi­jëve dhe për­mirësimin e qev­eris­jes së të drej­tave të fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Qël­li­mi i përgjithshëm

Përmes hulum­tim­it “Iden­ti­fiki­mi i prob­le­meve dhe nevo­jave speci­fike mbi dhunën ndaj fëmi­jëve me aftësi të kufizuara”, të real­izuar gjatë vitit të parë të këtij pro­jek­ti, Hand­iKOS ka gje­tur se pro­tokol­let ekzistuese dhe pro­ce­du­rat stan­darde të veprim­it janë të lim­i­tu­ara tek pje­sa e iden­ti­fikim­it të fak­torëve të rrezikut dhe masave paran­daluese në rastet e dhunës. Për këtë qël­lim Hand­iKos është duke kërkuar një ekspert lokal i cili do të:

Fasil­i­to­jë dia­lo­gun e palëve të intere­sit për të zhvil­lu­ar aneksin i cili do të inko­r­poro­het në pro­ce­du­rat stan­darde të veprim­it për iden­ti­fikimin e fak­torëve të rrezikut, shen­jave të keq­tra­j­tim­it dhe masave paran­daluese të cilat do të për­doren nga ofrues të ndryshëm shër­bimesh të mbro­jt­jes për fëmijë.

Për të shkarkuar konkursin klikoni Ketu

0 Comments

Postime të ngjashme