HANDIKOS rishpallë thirrjen për ekspert/e apo kompani për përpilim raporti
- Published:04/10/2021
- By Kaltërina Misini
- Category: Shpallje
HANDIKOS po kërkon një ekspert/e ose kompani që do të jetë përgjegjës/e për përpilimin e një raporti përmbledhës i cili pasqyron impaktin e HANDIKOS në fushën e llogaridhënies sociale dhe pjesëmarrjes së fëmijëve përgjatë pesë viteve.
Kjo në kuadër të projektit ’’Promovimi i parandalimit të dhunës në të gjitha mjediset ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë’’, i cili implementohet në bashkëpunim me Save the Children in Kosovo dhe mbështetet nga SIDA Suedeze.
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në handikos@handi-kos.org me subjektin HK_SACP, apo fizikisht të vendosura në zarf me mbishkrimin “HK SACP”, në zyret e HANDIKOS në Rr. “Nekibe Kelmendi”, Veternik, Prishtinë, deri më datë 08.10.2021.
Më poshtë gjeni termat e referencës: