Qëllimi i përgjithshëm
Ngritja e kapaciteteve të personave me aftësi të kufizuar ne perdorimin dhe mirembajtjen e pajisjeve ndihmese me qëllim te pavarsimit te tyre.
Objektiva 1
Trajnimi i 25 personave me aftësi të kufizuar në riparimin dhe mirëmbajtjen e karrocave manuale dhe elektrike
Objektiva 2
Trajnimi i 100 personave me aftësi të kufizuar rreth përdorimit të karrocave manuale dhe elektrike
Aktivitetet e projektit:
1. Përgatitja dhe pajisja e puntorisë së karrocave në Qendrën e Resurseve për zhvillim të trajnimeve. Sigurohen pajisje të nevojshme të cilat nevojiten për demonstrimin e rregullimit te karrocave.
2. Organizimi i trajnimeve për përdorim të karrocave qoftë atyre manuale apo elektrike varësisht nga përdoruesit, 8 persona në javë gjithsej 100 persona për 3 muaj, aq sa edhe do të zgjasë projekti i paraparë.
3. Trajnimi i 25 personave brenda 3 muajve për rregullimin dhe mirëmbajtjen e karrocave manuale dhe elektrike si dhe riparimin e pajisjeve të ndryshme ndihmëse.