Kryeministri Kurti viziton HANDIKOS-in
- Published:05/12/2022
- By Test Test
- Category: Aktivitetet
‘’Ne e dimë që shteti duhet t’u ndihmojë më së shumti ata që i kanë nevojat më të mëdha dhe së pari aty ku kemi gjëra urgjente. Prandaj, edhe Komuniteti i Personave me aftësi të kufizuara, do të jetë gjithmonë në fokus të qeverisë sonë”.
Kështu deklaroi sot kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, të cilin kishim kënaqësinë ta presim në një vizitë zyrtare në HANDIKOS, me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, por edhe në kuadër të Vitit 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë.
Z. Kurti pati rastin të takojë për së afërmi të rritur, fëmijë e prindër të tyre dhe të informohet për sfidat e barrierat, por edhe me atë se çka duhet të veprojnë institucionet për përmirësimin e situatës së personave me aftësi të kufizuara dhe zbatimin e të drejtave të plota, çështje të cilat ia adresoi drejtori i HANDIKOS’it, z. Afrim Maliqi.
Në fund, në shenjë falënderimi, një prind ia dhuroi një dhuratë simbolike kryeministrit, e të njëjtën e bëri edhe ai për fëmijët që ishin prezentë.