Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shpall konkurs për ndarjen e bursave për studentët mer aftësi të kufizuara për Universitetet Publike të niveleve: Baçelor dhe Master, për vitin akademik 2019/2020.
Kushtet dhe kriteret:
1. Të jenë student të universiteteve publike të Republikës së Kosovës.
2. Të jenë në kategorinë e studimeve me aftësi të kufizuara.
3. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.
Dokumentacioni që kërkohet për të gjithë studentët:
1. Formulari i aplikacionit nga MASHT, i cili mund të shkarkohet në linkun e MASHT https://masht-rks-gov.net/, për burs drejtuar MASHT.
2. Certifikata e lindjes origjinale.
3. Vërtetimi i statusit të studentit për vitin akademik 2019–2020.
4. Vërtetimi nga organet kompetente që studenti është me aftësi të kufizuara.
5. Certifikata e vërtetuar e notave nga fakulteti për të dyja nivelet e studimit (BA dhe MA).
6. Kopja e letërnjoftimit.
7. Konfirmim nga banka për numrin e xhirollogarisë bankare, e cila llogari duhet të jetë aktive (Llogaria duhet të jetë e vetë studentit që aplikon).
8. Të gjitha dokumentet që kërkohen me UA. 14/2017 duhet të jenë origjinale dhe të lëshuara nga organet kompetente.
Procedurat e aplikimit:
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, rr.’’Agim Ramadani’’ p/n 10000, Prishtinë, kati i III, nr.301.
Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga komisioni.
Dokumentet e dorëzuara mbesin dosje të arkivuara në MASHT dhe nuk kthehen.
Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në uebfaqen e MASHT.
Dokumentet e dorëzuara të studentëve me aftësi të kufizuar, sipas konkursit paraprak të datës 28 tetor 2019, janë valide edhe për këtë konkurs, ndërsa të gjithë studentët tjerë me aftësi të kufizuar të cilët nuk kanë aplikuar, kanë afat aplikimi deri më 23 dhjetor 2019.