Kohëzgjatja: 24 muaj, 9 Tetor 2012 – 10 Tetor 2014
Partnerët implementues: HandiKOS dhe KMOP
Buxheti total: 400,000 Euro:
380,000 Euro Zyra e Bashkimit Evropian,
20,000 Euro Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (e pakonfirmuar)
Qëllimi i përgjithshëm
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të mbështes decentralizimin e qeverisjes së sektorit social dhe të promovojë dhe lehtësoj licencimin e organizatave të shoqërisë civile për ofrim të shërbimeve social për qytetarët e Kosovës.
Qëllimi specifik është të kapërcehet hendeku në ofrimin e shërbimeve sociale duke përmirësuar mbulimin, cilësinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve sociale të bazuara në bashkësi përmes pilotimit të shërbimeve mbështetëse për persona të moshuar në dy Qendra të Përkujdesit Ditor dhe përmes themelimit të shërbimeve multi-disiplinare të ofruara në shtëpi për persona me aftësi të kufizuar.
Përfituesit
Të paktën 100 persona të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar do të marrin shërbime sociale të bazuara në bashkësi, familjet e personave që marrin shërbime, dhe organizatat e tjera të ngjashme të cilat ofrojnë shërbime në komunat e Ferizajt dhe Prishtinës. Gjithashtu insititucionet publike në nivelin qendror dhe ato të nivelit lokal në këto komuna do të përfitojnë nga aktivitetet e këtij projekti.
Aktivitetet kryesore
Përmes këtij projekti partnerët do të themelojnë dhe operojnë dy Qendra të përkujdesit ditor në qendrat ekzistuese të HandiKOS në Prishtinë dhe Ferizaj, të cilat do të ofrojnë mbështetje gjithëpërfshirëse; aktivitete edukative, sociale, dhe rekreative; shërbime psiko-sociale, shëndetësore, këshilluese dhe referime për persona të moshuar dhe familjet e tyre. Gjithashtu, HandiKOS do te ofroj shërbime të ofruara në shtëpi për të rritur me aftësi të kufizuara. Këto shërbime do të përfshijnë këshillimin psikologjik, mbështetjen e bazuar ne përvojë, këshillim për përkujdesje vetjake, vlerësim i nevojave ortopedike, sanitare dhe pajisjeve ndihmëse, modifikime te hapësirave shtëpiake dhe referime në perkujdesje institucionale ne rast nevoje. Aktivitetet e këtij projekti do të punojnë drejt përfshirjes së këtyre modeleve të sherbimeve sociale në strukturat lokale komunale duke krijuar një atmosferë bashkëpunuese me strukturat institucionale lokale, organizatat e shoqërisë civile, dhe palë të tjera të interesuara. Aktivitetet do të përfshijnë edhe ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të këtyre akterëve në punën profesionale përmes një sërë trajnimesh të zhvilluara dhe ofruara nga ekspert vendor dhe ndërkombëtarë.
Rezultatet e pritura
1. Dy qendra të përkujdesit ditor themelohen në komunën e Prishtinës dhe Ferizajit, duke krijuar një mjedis mbrojtës, përfshirës, dhe kreativ duke ofruar shërbime dhe këshillime të individualizuara sipas nevojës për pesona të moshuar dhe familjet e tyre, duke permiresuar mirëqenien dhe integrimin social permes ofrimit të shërbimeve të cilat nuk janë aktualisht të qasshme apo ekzistuese.
2. Një grup i sherbimeve të ofruar në shtëpi themelohen si pjesë e strukturave të qendrës së përkujdesit ditor të cilat ofrojnë mbështetje gjithëperfshirëse në përkujdesje vetjake dhe jetesë të pavarur; dhe shërbime alternative nga perkujdesja institucionale sipas nevojës për persona me aftësi të kufizuar që kanë më së shumti nevojë për trajtim ne shtepi.
3. Strukturat e sherbimeve lokale zgjerohen; autoritetet lokale janë më të afta për të ushtruar kompetencat në qeverisjen e sektorit social; Organizatat e shoqërisë civile dhe akterë të tjerë kanë kapacitete të forcuara në ofrimin e shërbimeve të bazuara në bashkësi.
Donatori:
Bashkimi Europian