‘’Prej ditë së parë që ia kam nisë me mar­rë këtë shër­bim, ia ka nisë me m’u çliru dora. S’mund ta ngrit­ja lart as për m’e ndezë dritën’’.

Kësh­tu thotë Faik Berisha, 69-vjeçar i cili jeton me para­plegji tash e 31-vjet. E duke u për­bal­lur me sfi­da të përdit­shme edhe në qas­je infra­struk­tur­ore, pasi banon në një ndërtesë kolek­tive pa ashen­sor në Prisht­inë dhe duhet të kalo­jë dhjetëra shkallë me kar­rocë për të dalë jashtë shtëpisë, Faiku është një prej për­fituesve të shër­bim­it të fizioter­apisë që po ofro­jmë në terren.

Në këtë shër­bim tejet të rëndë­sishëm për shën­detin e tij, Faiku ka nisur të përf­shi­het tash e pesë javë, për çka fizioter­apeut­ja e HANDIKOS dy herë në javë viziton atë për të aplikuar ushtrime të ndryshme, në kushte shtëpie, sikurse janë ato të frymë­mar­rjes, lëviz­jes dhe for­cës muskulare.

Faiku është shumë entuzi­astë për këtë mbështet­je, që për shkak të vështirë­sisë për të dalë nga bane­sa, nuk e kishte pran­uar për vite as në for­ma tjera.

‘’ Ky është një pro­jekt i qël­lu­ar. S’kam mar­rë shër­bime fizioter­apeu­tike tash e një kohë. Shkaku i shkallëve veç kur është e domos­doshme dal jashtë’’, janë fjalët e Faikut.

Tut­je ai shton ‘’Kam dëshirë me vazh­du, meqë as kur tubo­hen shokët, rral­lë se nuk dal kurrë’’.

Për­pos shër­bim­it direkt nga fizioter­apeut­ja, Faiku këshillo­het në vazhdimësi se si në kushte shtëpie, edhe vet të apliko­jë ushtrime të ndryshme. Ndërko­hë që, një herë në javë, për këshillime të ndryshme, aty prezen­të e kemi edhe ofrue­sen e shër­bim­it psiko-social.

Ky shër­bim në ter­ren po ofro­het në kuadër të pro­jek­tit të mbështe­tur nga Min­is­tria e Drejtë­sisë, përmes së cilit deri në fund të vitit syn­o­jmë të përf­shi­jmë 40 per­sona me aftësi të kufizuara të regjion­it të Prishtinës.

0 Comments

Postime të ngjashme